Marrëdhënie

March 15, 2017 | 10:33

Tri sekretet e komunikimit të femrave me meshkujt

Smiling couple having tea outdoors

Nga psikoterapistja Barbara De Angelis

Nga Manjola BAÇI,  M.Sc. Psikologe Klinike

Nga Manjola BAÇI,
M.Sc. Psikologe Klinike

Sekreti nr.1

Burrat e kanë më të lehtë komunikimin, kur ata e kuptojnë qëllimin e bisedës

Kur bisedojnë me gratë, burrat duan të dinë se çfarë kërkoni tamam prej tyre, pasi vetëm kështu ndihen të sigurt. Mirëpo këtu ka një kontradiktë, sepse edhe vetë ne femrat, shpesh herë nuk e kemi fort të qartë qëllimin, por dimë procesin. Dy femra mund të bisedojnë më lehtë më njëra –tjetrën edhe pa ndonjë qëllim të caktuar, kurse mashkulli rri e vret mendjen pikërisht për të ditur qëllimin e bisedës. Duke mos ditur qëllimin e bisedës, partneri mund të keqkuptohet ose të reagojë keq, të kundërshtoj, ose edhe të ndërpres bisedën. E rëndësishme është që gjatë komunikimit më partnerin tuaj, të mos flisni me nënkuptime, por duke u shprehur në mënyrë më të drejtpërdrejtë, kjo meshkujvë u pëlqen.

Sekreti nr.2

Meshkujt mendojnë më shumë në heshtje dhe fillojnë të tregojnë vetëm rezultatin final.

Ata mendojnë në heshtje, por janë të prirur për të marrë vendime dhe mendimin e thone vetëm kur mendojnë se ai është i pjekur. Prandaj meshkujt kanë nevojë të mendohen dhe nuk duan të bezdisën në këto momente nga femrat, të cilat zakonisht flasin shpesh. Meshkujt mendojnë në heshtje, kurse femrat e thonë atë që mendojnë me zë të lartë.

Sekreti nr.3

Burrat e kanë më të vështirë sesa femrat për të shprehur ndjenjat e tyre

Shumica e burrave nuk i tregojnë ndjenjat, botën e brëndshme, brengat dhe emocionet, sikur ta kishin këtë një “botë” që s’duan t’ua pushtojnë të tjerët.Kjo ndodh sepse shumë burra jetojnë me mendjen më shumë sesa me zemrën, prandaj nuk duan që dikush të gërmojë në zemrën e tyre. Kurse për femrat, vetë procesi i socializimit të tyre ka rrjedhur i tillë që ato më tepër i shprehin emocionet dhe ndjenjat e tyre, madje të kjo lloj mënyrë sikur gjejnë qetësinë e ngushëllim. Ndërkohë që meshkujt nuk ndiejnë siguri në sferën e ndjenjave dhe emocioneve, prandaj të shprehurit nuk u jep atyre kënaqësi, madje u duket sikur por humbasin kontrollin mbi situata sikur po nxjerrin “sekretet” e tyre. Fundja, meshkujt kështu janë, por jo se ata janë të ftohtë e të pandjeshëm, përkundrazi, në disa çështjë ata janë më të ndjeshëm se femrat.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top