Në fokus

November 22, 2016 | 9:27

Tri shtyllat e vetëbesimit

1VETËDASHURIA

Kjo është më e rëndësishme. Kjo do të thotë që ne vlerësojmë veten tonë pavarësisht gabimeve, pavarësisht dështimeve dhe humbjeve, thjesht sepse një zë i brendshëm, na tregon se ne jemi të denjë për dashuri dhe respekt. Kjo dashuri e pakushtëzuar nuk pengon vuajtjet apo dyshimet në rastin e vështirësive, por na mbron nga dëshpërimi. Vetëdashuria varet në një masë të madhe nga dashuria që kemi marrë në familjet tona, kur ishim fëmijë, dhe “të ushqyerit emocionalë”, që na është dhënë.

VETËKONCEPTI

Vetëkoncepti është shtylla e dytë e nderimit të vetes. Kjo është një dukuri në të cilën subjektiviteti luan një rol të rëndësishëm. Ky konceptim formohet nga mjedisi ynë familjar dhe veçanërisht nga projektet që prindërit tanë planifikojnë për ne. Në disa raste fëmijët ngarkohen nga prindërit në mënyrë të pandërgjegjshme të përmbushin atë që ata vetë nuk e kanë arritur në jetën e tyre. Kjo është ajo që quhet “Fëmijë i ngarkuar me një mision.”

VETËBESIMI

Besimi nuk është shumë i vështirë për t’u identifikuar, sepse është e mjaftueshme të shikosh personin si sillet në situata të reja ose të paparashikuara. Besimi vjen kryesisht nga arsimi, gjithashtu transmetohet nga familja ose shkolla.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top