Mirëqenie

December 13, 2016 | 12:42

Tri sportet më të mira për shëndetin

Sipas një studimi ndërkombëtar të kryer nga Universiteti i Sidneit, tenisi, noti dhe gjimnastika aerobike janë tri sportet më të mira për shëndetin. Ndërsa, futbolli dhe vrapi renditen si më pak të dobishme.

Group of people at the gym in an aerobics class

Hulumtuesit analizuan të dhënat e 80.300 personave, që ishin mbi moshën 52-vjeç dhe u monitoruan për nëntë vjet.

Studimi tregoi se rreziku i vdekjes nga shkaqe të lidhura me shëndetin ishin ulur me 47 për qind në grupin e individëve që luanin tenis. Gjthashtu, shanset e vdekjes nga një sëmundje kardiake u reduktuan me 56 përqind.

Personat që preferojnë të notojnë reduktojnë me 28 për qind mundësitë e vdekjes nga shkaqe që lidhen me shëndetin. Ndërsa, tek personat që merren me aerobi dhe gjimnastikë, sipas studimit ka rënie të vdekshmërisë deri në 46 përqind.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top