Një studim i ri sugjeron se ndjenja e trishtimit mundet të ndryshojë mënyrën sesi i perceptojmë ngjyrat. Në veçanti, studiuesit kanë zbuluar se pjesëmarrësit, të cilët u nxitën të ndihen të trishtuar ishin më pak të kujdesshëm për të kuptuar ngjyrat nga blu në të gjelbër, krahasuar me subjektet që ishin me humor të mirë. Duke qenë se ndjeshmëria ndaj kontrastit është një proces vizual bazë, studiuesit kanë hetuar mbi mundësinë e një lidhjeje specifike mes trishtimit dhe aftësisë për të perceptuar ngjyrat. Në një studim, 127 studentë panë një film të ndjeshëm dhe menjëherë më pas u detyruan të përmbushnin një detyrë, ku bazë ishte gjykimi i ngjyrave. Pjesëmarrësit u caktuan rastësisht në dy grupe. Grupi i parë shi-hte një film të trishtueshëm dhe grupi i dytë një film komik. Rezultatet tregojnë se pjesëmarrësit e grupit të parë kishin më shumë vështirësi për t’i kuptuar ngjyrat që u tregonin studiuesit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.