Edhe trishtimi dhe depresioni janë ‘ngjitëse’ dhe kjo gjendje shpirtërore reflektohet edhe nëpër rrjetet sociale. Në këtë përfundim kanë arritur një grup studiuesish në Universitetin Adelaide në Australi, sipas të cilit ndjenjat negative i japin udhë një ‘epidemie emotive’ që arrin të kalojë edhe barrierat e teknologjisë. Që humori i keq është një ‘virus’ që u përçohet edhe familjarëve dhe njerëzve që na rrethojnë është e ditur, por që të mund të kishte ndikim edhe në botën virtuale, është një tezë e re, për të cilën studiuesit kanë filluar të bëjnë kërkime nëpër rrjetet sociale. Rezultati ishte që edhe njerëzit që nuk i kishin njohur kurrë më parë por që ishin ‘miq’ në Facebook apo Twitter, kishin një ndikim vendimtar. Është shumë e shpeshtë që njerëzit që janë me humor të keq apo në depresion arrijnë të përhapin këtë energji negative edhe në botën e internetit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.