Ëndrra e çdo femre janë flokët me volum, mirëpo ndonjëherë nëna natyrë thjesht nuk është në anën tonë. Ekzistojnë disa truke të thjeshtë, të cilat mund të na sigurojnë volumin që aq shumë dëshirojmë.
Me këto veprime të thjeshta do t’i ktheni flokëve tuaj volumin dhe shkëlqimin dhe thjesht do ta kaloni këtë periudhë të ftohtë, kur shumicën prej nesh e mundojnë flokët e pajetë dhe fare pa volum.
- Kur hidhni shampon, bëjini masazh kokës
Kur i lani flokët në parukeri, kënaqeni me masazhin e lehtë të kokës. Patjetër aplikojeni këtë truk të vogël edhe në shtëpi me rastin e çdo larjeje të flokëve, sepse përmirësoni qarkullimin e gjakut, gjë që flokët i bën më të dendura dhe më të forta.
- Kini më shumë kujdes ndaj flokëve të lagur
Flokët e lagura janë dukshëm më të ndjeshëm se kur janë të thatë, prandaj gjatë larjes kushtojini kujdes se si po i trajtoni, mos i fërkoni në mënyrë të vrazhdët me peshqir dhe kushtojini kujdes mënyrës se si po i krihni.
- Shmangni ujin e nxehtë
Flokëve tuaj më së miri i përshtatet që t’i lani me ujë të vakët. Uji i nxehtë thanë lëkurën e kokës dhe dëmton rrënjët dhe cilësinë e qimeve, prandaj përpiquni që flokët t’i lani me ujë të vakët.
- Patjetër përdorni zbutës
Përdorimi i zbutësit do t’i bëjë flokët tuaj më të butë, si të mëndafshtë dhe në dukje më me volum.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.