Këshilla & Arsye

February 11, 2020 | 9:03

Truket që ju ndihmojnë të mos flini gjatë kohës që studioni

Përgjumësia gjatë kohës kur mësoni është problem i zakonshëm me të cilin përballen shumica e njerëzve, por a keni menduar ndonjëherë se përse ndodh kjo? Arsyeja është e thjesht: ashtu sikurse trupi, truri lodhet dhe kërkon pushim. Kjo është veçanërisht e vërtetë gjatë periudhës së provimeve, pasi e gjeni veten duke mësuar për orë të tëra pa pushuar.

Gjumi është i dashur për të gjithë, por gjumi në orë të gabuara mund të jetë i dëmshëm për shëndetin dhe mund të shkaktoj probleme në funksionin e trurit. Mund të keni provuar kafe, pije energjike dhe truqe tjera për të qëndruar vonë dhe për të mësuar, por asgjë nuk ka funksionuar. Kjo për shkak se truri ka nevojë për relaksim dhe ushtrim.

Pini ujë

Truri kërkon oksigjen për të funksionuar dhe uji e bën më mirë këtë gjë. Dehidratimi bën të ndjeheni të përgjumur dhe të lodhur. Prandaj, pini të paktën tetë gota ujë gjatë ditës dhe do të jeni të gatshëm për çdo gjë!

Hani lehtë

Në vend që të hani menjëherë ushqime të rënda, përpiquni të hani nga pak gjatë gjithë ditës. Kjo do t’ju mbaj më energjik dhe më të freskët kur mësoni. Gjithashtu shmangeni ushqimin e dobët që ka mungesë të vlerave ushqyese.

Bëni pushime

Mësoni për tri orë dhe pastaj bëni një pauzë, por gjatë asaj pauze bëni çdo gjë përveç mësimit. Dëgjoni muzikë, kërceni apo çfarëdo që dëshironi.

Mos u ulni në divan apo shtrat

Kur trupi ndjehet komod, është më e lehtë t’ju marr gjumi. Prandaj, shmangni uljen në divan apo shtrirjen në shtrat gjatë kohës kur mësoni, por uluni në një karrige dhe lexojeni librin mbi tavolinë.

 

 

Burimi / Telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top