Truri ynë mund të bëjë gjëra vërtet të mahnitshme. Ende mbeten mister shumë aftësi të trurit, por në ditët e sotme shkencëtarët po mësojnë shumë gjëra të reja dhe sekrete se si funksionon truri, ndërsa tani kanë zbuluar edhe mënyra se si ta “mashtrojmë” trurin.
Këto mënyra funksionojnë aq mirë, saqë padyshim se do t’ju hynë në punë në jetën e përditshme.
- Muzika përmirëson sistemin imunitar
Shumë më parë, hulumtimet kishin treguar se muzika redukton nivelet e hormonit të stresit të quajtur kortizol. Por tani gjëja më befasuese është se muzika edhe mund të ‘shërojë’. Trupi ynë është i lidhur me reaksione kimike në trurin tonë. P.sh., kur dëgjojmë muzikën tonë të preferuar, niveli i stresit zvogëlohet dhe kështu trupi ynë prodhon antitrupa që luftojnë sëmundjet.
- Për t’u mbushur me gëzim, mjafton të buzëqeshni
Është fakt që ndonjëherë shprehjet tona të fytyrës ndikojnë në disponimin tonë. Nëse dilni të ecni dhe jeni tejet të lumtur, por për shkak se rrezet e diellit e kryejnë efektin e vet, ju mund të filloni të ndiheni pa humor. Megjithatë, kjo funksionon edhe anasjelltas. Nëse nuk jeni mirë, provoni të mbani një laps mes dhëmbëve tuaj; kështu aktivizoni muskujt të cilët zakonisht aktivizohen kur buzëqeshni, dhe kjo është një mënyrë interesante për të mashtruar trurin.
- Zvogëlojeni dhimbjen duke përdorur dylbi
Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë dëshmuar se ndjesia e dhimbjes mund të zvogëlohet nëse shikoni një pjesë të lënduar të trupit përmes anës së pasme të dylbive. Kësisoj madhësia e lëndimit bëhet më e vogël dhe kështu në mënyrë automatike truri e zvogëlon dhimbjen.
- Pallati i memories
Kjo është një mënyrë e mahnitshme për të mbajtur më lehtë mend informacionet. Mjafton të krijoni një imazh të çfarëdo vendi në kokën tuaj ku i vendosni gjërat e ndryshme dhe që ndërlidhen me diçka që ka të bëjë me ju. P.sh., mund të imagjinoni dhomën tuaj dhe dhomën e ‘dekoroni’ me informacionet të cilat dëshironi t’i mbani mend. Ky imazh do t’ju ndihmojë të mbani mend faktet dhe numrat e ndryshëm.
Burimi/ telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.