Lifestyle

June 17, 2019 | 12:00

Truku i thjeshtë që ju ndihmon të eliminoni njollat e vajit nga rrobat…

Sa herë bëhemi me njolla vaji në rroba kur jemi larg shtëpisë ose kemi veshur një fustan të bukur… si të shpëtojmë prej tyre? Zgjidhja vjen direkt nga kuzhina, gjyshja na mëson nuk kemi nevojë të shkojmë dhe të blejmë detergjentë të shtrenjtë që dëmtojnë ngjyrat ose të bëjmë trajtime në rrobat tona. Le ta armatosim veten me miell dhe të shohim magjinë që do bëjë në këmishën tonë…

Ajo që ju nevojitet:

Miell i thjeshtë ose misri

Procedura:

Mënyra ideale për të pasur një rezultat të sigurt është që menjëherë të trajtojmë njollën e bërë: vendoseni veshjen tuaj në një sipërfaqe të sheshtë dhe mbulojeni njollën me miell. Shtypeni me gishta, në mënyrë që pluhuri të ngjitet mirë mbi njollë dhe lëreni të pushojë për të paktën 1 orë.

Pas kësaj kohe ju do të shihni se pluhuri ka përthithur pjesën e yndyrës dhe si me magji veshja juaj nuk ka më asnjë njollë!!!

Është e rëndësishme që njolla e vajit të trajtohet sa është e freskët për shkak të efektivitetit të kësaj metode, por nëse është e tharë, njomeni dhe derdhni një pikë detergjenti, fërkojeni dhe pastaj ri-lajeni me ujë të nxehtë. Kjo teknikë është gjithashtu e mrekullueshme për jakën dhe mëngët e këmishës.

 

 

Burimi / blog.giallozafferano.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top