Çdo çift ballafaqohet me sfida dhe probleme gjatë lidhjes, por duket se ekziston një truk pesë-minutësh i cili mund të jetë çelësi për t’i mposhtur këto probleme. Qoftë nëse jeni duke kaluar më pak kohë së bashku apo jeni lodhur duke u kujdesur për fëmijët, ndjenjat se po largoheni nga partneri mund të ndodhin shumë lehtë pa u vënë re fare.
Në periudhën para lindjes së fëmijëve, zgjidhja e këtyre problemeve ka qenë shumë e thjeshtë; duke dalë në darkë romantike, duke ecur bashkë ose duke qëndruar në shtrat dhe duke parë televizor.
Por nëse punoni dhe menaxhoni shtëpi e familje dhe nuk keni më kohë për t’iu dedikuar lidhjes?
Epo ka zgjidhje edhe për këtë rast, pasi një eksperte ka sugjeruar se shkëndijat e pasionit mund të ndizen shumë lehtë, vetëm falë momenteve të vogla.
Belinda Williams ka sugjeruar se çiftet duhet të përpiqen të kenë momente të vogla çdo ditë – një pesë-minutësh për t’u përqafuar, për t’u puthur ose çfarëdo gjesti tjetër të veçantë.
Kjo quhet mikro-moment dhe ua rekomandon të gjithë klientëve të saj. Sipas saj, momentet e tilla bëjnë që çifti të ndihet ende i dashuruar dhe i sigurt.
Edhe psikologët e mbështesin idenë e ekspertes, duke treguar se ky truk vërtet që mund të funksionojë.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.