Këshilla & Arsye

September 3, 2019 | 8:50

Truku psikologjik 5-4-3-2-1 që ju largon ankthin dhe depresionin

Kjo metodë është e thjeshtë, por shumë efektive për vendosjen e kontrollit mbi mendjen kur ju kërcënon ankthi, por që përbëhet nga numërimi mbrapsht duke filluar nga numri pesë.

Metoda ndihmon që të kthehen në realitet personat të cilët vuajnë nga ankthi, duke u mbështetur në pesë shqisa – shikimin, dëgjimin, prekjen, aromën dhe shijen.

Hapi i parë përbëhet në atë që personat shikojnë rreth vetes dhe identifikojnë pesë gjëra të cilat aktualisht mund t’i shohin. Pastaj, duhet të identifikojnë katër gjëra të cilat i dëgjojnë, tri gjëra të cilat mund t’i ndiejnë (kjo mund të jetë çfarëdo qoftë, nga shputat deri te unaza në gisht), dy gjëra të cilave mund t’u marrin erë dhe një gjë të cilën nuk mund ta shijojnë. Këta hapa mund të bëhen shpejt, ndërkaq efektiviteti i metodës është i vërtetuar gjerësisht.

“Orientimi i kujdesit në shqisa na kthen në të tashmen, ndërkaq numërimi i objekteve nuk lejon mendimet tona që të bredhin lart e poshtë’, thotë Ellen Hendriksen, psikologe dhe autore e librit ‘How To Be Yourself’.

Madje edhe Klinika Mayo e propozon këtë ushtrim për zvogëlimin e ndjenjës së ankthit, sepse ushtrimi ndihmon që të riorientohet fokusi në ngjarjet aktuale dhe të largon nga mendimet negative të cilat shkaktojnë ndjenjën e ankthit.

Kjo metodë e cila mbështetet në shqisa, përveç ankthit, ndihmon edhe në shërimin e depresionit, çrregullimin e varshmërisë, zvogëlimin e stresit dhe në shtypjen e ulët të gjakut.

Pra, herën tjetër kur të ndieni ankth, përqendrohuni në atë që mund të shihni, të ndieni dhe të prekni dhe kështu do largoni mendimet negative të cilat lëvizin në kokën tuaj.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top