Mirëqenie

April 17, 2017 | 9:11

Trup në formë? Jetoni dhe ushqehuni si Kate Middleton

Eleganca dhe stili i Princeshës Kate Middleton i ka bërë të gjithë ta duan po aq sa donin edhe Princeshën Diana. Një nga arsyet pse të gjithë harrohen pas fotografive të saj, është trupi perfekt. Middleton ka arritur të kthejë siluetën e mëparshme edhe pas lindjeve të fëmijëve. Si arrin të jetë gjithmonë në formë? Këto janë sekretet e saj…

The Duke And Duchess Of Cambridge Eating During A Visit To Blachford Lake Near Yellowknife. (Photo by Julian Parker/UK Press via Getty Images)

I pëlqen shumë curry

Sipas asaj që raportohet nga shefi i kuzhinës së familjes mbretërore, dukesha pëlqen sidomos curryn. E gatuan edhe vetë në shumë receta, duke i bërë edhe fëmijët që ta pëlqejnë. Ndjek një dietë rigoroze Për të hequr disa kilogramë, përpara martesës, Middleton ka bërë dietën Dukan, një program me përmbajtje proteinike, që është ndjekur nga shumë njerëz të famshëm.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe pas lindjeve të fëmijëve. Proteinat, perimet, frutat dhe drithërat integrale janë baza e dietës së saj. Pëlqen dhe përdor recetat e familjes Ëmbëlsirat i ha në sasi shumë të vogla, sa për t’i provuar Nuk është aq strikte me ushqimin gjatë pushimeve apo fundjavave Nuk ngurron të provojë pjata të reja.

TORTA-BISKOTË ME ÇOKOLLATË, FIKSIMI I MBRETËRESHËS

1

E vetmja gjë mbi të cilën Mbretëresha Elizabet nuk ka kontroll te vetja është torta-biskotë me çokollatë. Ka raste që mund ta mbarojë të gjithën vetë, pa u ngritur nga tryeza. Kjo tortë u përgatit edhe në dasmën e Williamit. Mbretëresha porosit që t’ia bëjnë gati e ta marrë me vete edhe gjatë udhëtimeve.

Biskota me çokollatë dhe gjalpë kikiriku

2

Përbërësit për rreth 30 biskota: 250 g gjalpë kikiriku,200 g sheqer kaf, 300 g miell, 1 lugë kafeje sodë, 1 vezë të madhe, 180 g çokollatë të grirë, 200 g lajthi ose bajame të grira trashë.

Përgatitja: Ndizni furrën në temperaturën 200 gradë. Në një enë të madhe bashkoni të gjithë përbërësit e biskotave duke i përzier mirë. Çokollatën shtojeni në fund. Nga brumi i përftuar merrni masa me një ugë gjelle dhe vendosini në tavën me letër kuzhine. Shtypini pak me një pirun dhe vendosini të piqen për 10 minuta. Lërini të pushojnë 2-3 minuta, përpara se t’i çoni në enën ku do t’i mbani. Hahen të ftohta, në mënyrë që të bëhen të shkrifëta.

Sfoliat me kos dhe luleshtrydhe

3

Përbërësit: 350 g kos 300 g brumë sfoliat të gatshëm 250 g luleshtrydhe, bajame të grira, sheqer pluhur Limon 

Përgatitja: Për të përgatitur këtë ëmbëlsirë, priteni petën sfoliat në katër disqe me diametër 12 cm. Vendosini në një tavë me letër kuzhine, pluhurosini me sheqer pluhur, shtoni bajamet e thërrmuara dhe vendosini të piqen për 10 minuta në temperaturën 200 gradë. Kur t’i nxirrni, lërini të ftohen. Prisni në feta luleshtrydhet, ndërsa kosin punojeni me pak sheqer pluhur dhe me lëkurën e grirë të limonit. Vendoseni masën në qendër të çdo disku sfoliat dhe shtoni sipër luleshtrydhet.

Burimi:Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top