Një vajze dhe një djali adoleshent i duhet mësuar një gjë me insitim, se respekti për veten fillon me trupin. Trupin nuk duhet të lejojnë ta përdorin të tjerët, jo vetëm se aty është jeta dhe vetja e tyre, por kur lejon, që dikush të përdor trupin, është sikur t’i vendosësh çelsin pikërisht asaj vetie natyrore, që ka të bëj me ekzistencën dhe jetën, inteligjencën.
Kjo do të thotë të mos lejosh inteligjencën të të udhëheqë. Jo rrallë, shumë djem dhe vajza bien pre e shfrytëzimit seksual ku të rriturit nëpërmjet shpërblimit monetar, përdorin trupin e tyre.
Ky lloj profesioni, që quhet dhe më i vjetri në botë, është karakteristikë e njerëzve me nivel të ulët inteligjence. Ata nuk janë të aftë të ndërtojnë rrugën e jetës së tyre nëpërmjet vullnetit dhe punës. Por ata i nënshtrohen abuzimit, që nuk kërkon asnjëlloj inteligjence për veten, por durim, nënshtrim dhe shtirje.
Të rritur! Nuk janë vetëm femrat që prostituojn, ka më shumë meshkuj seç ju shkon në mendje, që janë pre e abuzimit seksual dhe fatkeqësia më e madhe është se për këtë gjë nuk flitet fare, as nga profesionistët, as shtypi edhe pse është një dukuri që haset edhe në shkolla.
Nëna dhe baballarë! Kur i prekni fëmijët, kontrollojeni mirë veten tuaj, tensionin nervor, shkallën e eksitimit apo ankthin, por sidomos inatin, që përjetoni për një arsye apo një tjetër. Kur ju e prekni keq fëmijën tuaj, fëmija mendon se kaq është e mira apo kjo është e mira. Këto gjëra nuk ndryshojnë me rritjen.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.