Mirëqenie

November 22, 2016 | 7:57

Trupi ynë ka nevojë për vitamina e minerale dhe jo për shumë pilula

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Në ditët e ftohta, një nga shqetësimet kryesore që duhet të kemi është të mendojmë për mënyrat se si ta bëjmë ushqimin aleatin tonë në luftën kundër të gjitha viruseve, që janë të gatshëm për të sulmuar trupin tonë në çdo kohë.

Xhinxher
Përveçse ka aromë të mrekullueshme, përpunon ushqimin, xhinxheri është një ilaç për problemet e tretjes dhe ndihmon në trajtimin e shenjave të ftohjes dhe gripit. Xhinxheri i freskët përdoret si çaj , por mund ta përdorni edhe si spërkatës në formë pluhuri tek ushqimet tuaja të preferuara.

Shafrani i Indisë
Kjo erëz me një ngjyrë të artë të verdhë është vlerësuar sidomos në kuzhinë indiane. Ai është i suksesshëm në luftën kundër shumë infeksioneve. Shafrani i Indisë është një antioksidant me veti të forta anti inflamator. Përdoret në oriz ose në perime.

Kanella
Kjo aromë ka një histori të gjatë në trajtimin e sëmundjeve të caktuara. Ju mund ta shtoni atë në ëmbëlsira, me fruta të freskëta, te drithërat në mëngjes, kafe ose çaj.1

Farat e koprës
Ato mund të jenë të vogla, por ato janë shumë të fuqishme. Ata kanë një erë të këndshme dhe ato përmbajnë magnez, hekur, kalcium, kalium dhe minerale të tjera. Përveç kësaj, farat e koprës janë të pasura me antioksidantë që kanë vlera anti inflamatore. Duke pasur parasysh shijen e tyre shumë të fortë, kopra nuk rekomandohet për përdorim në sasi të mëdha. Ju mund t’i kombinoni ato me perime apo djathë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top