Është e qartë se mrekullitë më të mëdha në botë të bëra nga njeriu janë rezultat i trurit të njeriut, duke e bëre atë organin më të mahnitshëm të një qenie njerëzore.
Truri i njeriut me kompleksitetin e tij vepron si një pajisje e sigurtë, e cila mban edhe kujtimet më të vogla të një personi. Personaliteti i një personi ndikohet shumë nga truri i tij, i cili ndikon edhe në gjenerimin e vetëdijes njerëzore,e cila i jep një personi lëvizje, pasion dhe emocion.
Nuk ka dyshim që truri i njeriut është me të vërtetë një organ i pabesueshëm, që kërkon kujdes maksimal për të mbajtur në lëvizje proceset vitale të trupit të njeriut.
Dhjetë faktet me interesante rreth trurit janë:
1-Truri i njeriut është i vetmi organ që nuk ka nerva, pavarësisht nga fakti se ai vepron si komandë qëndrore për sistemin nervor qëndror. Kjo do të thotë, që truri i njeriut nuk ndjen dhimbje.
2-Truri konsumon pjesën më të madhe të energjisë së përgjithshme që prodhohet në trupin e njeriut. Për të qenë më të saktë, truri konsumon 20% të energjisë, përkundër faktit se ai përfaqëson vetëm 2% të peshës së përgjithshme të trupit. Energjia është me rëndësi jetike për ruajtjen e qelizave të shëndetshme të trurit.
3-Numri i neuroneve të pranishme në tru është përafërsisht rreth 100 miliardë, shifër kjo rreth 15 herë më e lartë se popullsia e përgjithshme në tokë. Ky numër i lartë i neuroneve rrit aftësinë e përpunimit të trurit.
4-Truri llogaritet si organi më yndyror në trup. Rreth 60% e trurit është i përbërë nga yndyra. Për më tepër, 75% e masës totale të trurit është e përbërë nga uji, i cili rregullon funksionet e ndryshme në tru.
5-Neocortex është pjesë e trurit të njeriut dhe është përgjegjëse për gjuhën dhe ndërgjegjen. Ajo përbën rreth 76% të trurit të njeriut.
6-Shumë njerëz besojnë, që qeniet njerëzore përdorin me pak se 10% të trurit të tyre. Ky është një keqkuptim, sepse çdo pjesë e trurit ka një funksion të njohur.
7-Gjatë shtatzënisë së hershme, neuronet shumohen në një normë prej 250.000 neurone për minutë.
8-Rreth 15-20% (750ml) të prodhimit të përgjithshëm kardiak drejtohet në tru çdo minutë.
9-Energjia e konsumuar nga truri është e mjaftueshme për të ndriçuar një llambë të lehtë.
10-Truri i njeriut nuk është aq i përsosur siç mendohet. Truri i njeriut ka berë që në shumë raste të mashtrojë njerëzit, duke bërë që ata të shohin gjërat ndryshe nga realiteti.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.