Këshilla & Arsye

May 19, 2017 | 10:56

Truri i përkthen fjalët në imazhe

Ndërsa lexoni këto fjalë, truri juaj mund ta shohë secilën prej tyre si një pamje. Disa shkencëtarë kanë zbuluar pjesën e trurit e cila aktivizohet gjatë leximit, dhe pikërisht ky fakt i ka bërë ato të besojnë se jemi në gjendje t’i njohim fjalët si fotografi para se t’i lidhim me tinguj dhe kuptime.

jns13vwfaLocalizerFig1.jpg

Për të vërtetuar këtë hipotezë, disa hulumtues kanë bërë një eksperiment me një grup të vogël. Atyre u janë dhënë disa fjalë pa kuptim dhe disa fjalë që ata i njohin mirë, që t’i kthejnë në fotografi.

Rezultati ishte se personat e eksperimentit reagonin menjëherë me fjalët që truri i tyre i njihte. Por, në momentin që truri i këtyre personave kishte nisur t’i njohë fjalët e pakuptimta reagonte ndryshe.

Në trurin e njeriut ndodhet një rajon përgjegjës për formimin vizual të fjalëve. Ai ndodhet në anën e majtë, afërsisht pas veshit të majtë dhe përballë rajonit të ngjashëm në anën e djathtë, i cili është përgjegjës për njohjen e fytyrave.

Këto gjetje  mund të ndihmojnë njerëzit që kanë vështirësi të lexojnë, thonë shkencëtarët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top