Këshilla & Arsye

May 25, 2017 | 9:54

Truri, ja përse kujtimet e bukura zgjasin më gjatë

Truri i njeriut është i programuar për të mbajtur mend më gjatë ndjenjat pozitive, ndërsa ato negative mundohet t’i fshijë sa më shpejt. Ky është përfundimi i një grupi ndërkombëtar studiuesish të udhëhequr nga Timothy Ritchie, Departamenti i Psikologjisë në Universitetin Limerick, Irlandë.

Man with pensive expression

Sipas këtij studimi, ky proces shërben për të ruajtur lumturinë, duke i dhënë përparësi kësaj ndjenje, në mënyrë që të “mbysë” momentet negative. Ky fenomen, i njohur prej kohësh ndër studiues e shkencëtarë, u përket të gjitha kulturave dhe shërben “për të ndihmuar njerëzit të përpunojnë negativitetin dhe të përshtaten me ndryshimet që ndodhin në ambientin e tyre, duke ruajtur një vizion të qartë për jetën dhe për rrjedhojë t’i zgjidhin më lehtë vështirësitë me të cilat hasen”. Për të arritur në këtë konkluzion, hulumtuesit përfshinë në studim 562 individë, afro-amerikanë, ganezë, gjermanë etj.

Atyre iu kërkua që të kujtonin dhe rrëfenin me shkrim një numër ngjarjesh të ndodhura gjatë jetës, si dhe të shkruanin përbri ndjenjat që përjetonin teksa i risillnin në mendje ato ndodhi. Më pas studiuesit analizuan ndjenjat e së kaluarës me ato të së tashmes dhe arritën në përfundimin se ata përjetonin më tepër kujtime të bukura për ngjarjet e ndodhura në jetë. Edhe në ngjarje të vështira, ku mund të kishin ndjenja të forta negativiteti, sërish përshkrimi kishte një notë pozitiviteti.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top