Këshilla & Arsye

May 10, 2017 | 9:25

Truri juaj kujton gjuhët që mendoni se keni harruar

Fëmijët e adoptuar në një vend të ri kanë një avantazh në të mësuarit e gjuhës së tyre amtare si të rritur, edhe nëse ata nuk e kanë dëgjuar atë që nga lindja.

Baby's feet on mothers hands. Horizontal Shot.

Foto ilustruese

Dëshmitë e reja sugjerojnë se gjurmët më të hershme të një gjuhe mund të qëndrojnë me ne në moshë madhore, edhe nëse nuk flasim ose nuk e kuptojmë vetë gjuhën. Dhe ekspozimi i hershëm gjithashtu duket se shpejton procesin e rimësimit të saj më vonë në jetë.

Ky është konstatimi i një studimi të ri, botuar kohët e fundit në Royal Society Open Science.

“Mësimi i gjuhëve mund të memorizohet pa vetëdije, edhe nëse kujtimet e ndërgjegjshme të gjuhës nuk ekzistojnë”, thotë Jiyoun Choi, bashkëpunëtor pasuniversitar në Universitetin Hanyang në Seul dhe autori kryesor i studimit.

Kur Choi dhe bashkëpunëtorët e saj i krahasuan rezultatet e njerëzve të adoptuar para se të ishin gjashtë muajsh me rezultatet e të tjerëve që u adaptuan pas 17 muajsh, nuk kishte dallime në aftësitë e dëgjimit apo të të folurit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top