Përbërësit:
- 200 gr. biskota të grira
- 80 gr. gjalpë 500 gr. qershi
- 80 gr. sheqer
- ½ lugë e vogël kanellë
- 250 gr. gjizë pa kripë (rikota)
- 250 gr. kos philadelphia
- 50 gr. sheqer pluhur 200 ml. pana e ëmbël
- 10 gr. fletë xhelatine
- 1 filxhan marmalatë qershie për dekorim
Përgatitja: Shtypini biskotat derisa t’i bëni pluhur. Vendosini në një tas dhe shtoni gjalpin e shkrirë (jo i nxehtë). Përziejini mirë dhe hidheni përbërjen në tavën ku do të bëni ëmbëlsirën. Shtypeni mirë me lugë dhe vendoseni në frigorifer për gjysmë ore. Ndërkohë, hiquni qershive bërthamat. Nëse keni dëshirë, lini disa kokrra mënjanë për të bërë dekorimin në fund. Qershitë e pastruara nga bërthamat skuqini në një tigan me sheqer dhe pak kanellë. Më pas në një tas të madh hidhni kremin e gjizës (rikota) me kosin philadelphia dhe sheqerin pluhur. Kur qershitë të skuqen mjaftueshëm, kullojini nga lëngu, prijini kokrrat përgjysmë dhe shtojani kremit
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.