Inteligjenca artificiale mund të zbulojë me besueshmëri të lartë LMA-n, leuçeminë akute mieloide, një nga format më të zakonshme të kancerit të gjakut.
Kjo u zbulua nga studiuesit e Qendrës Gjermane për Sëmundjet Neurodegjenerative dhe Universitetit të Bonit që botuan rezultatet e punës së tyre në revistën iScience. Studimi i tyre filloi nga analiza gjenetike e aktivitetit të qelizave që gjenden në gjak dhe që mund të lejonin një diagnozë të hershme dhe një fillim më të shpejtë të terapive.
Pa trajtimin e duhur, kjo formë e leukemisë çon në vdekje brenda disa javësh. Lma shoqërohet me përhapjen e qelizave të palcës kockore patologjikisht të ndryshuar, të cilat mund të hyjnë në rrjedhën e gjakut. Studiuesit u përqendruan në ‘transkriptomin’, i cili është një lloj gjurmësh gishti i aktivitetit të gjenit. Në secilën qelizë individuale, në varësi të gjendjes, vetëm disa gjene janë të “ndezur”.
Në studim u morën mbi 12,000 mostra gjaku dhe falë këtyre të dhënave, studiuesit ishin në gjendje që të krijonin një algoritëm që identifikon sëmundjen në 99% të rasteve.
Burimi / http://www.ansa.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.