Në fokus

September 17, 2019 | 9:29

Tumoret, trajtimet e reja të kimioterapisë që mundësojnë ruajtjen e flokëve

Lajmi i mirë vjen për ata që përballen me trajtimin e kancerit. Sipas një studimi britanik tashmë është bërë i mundur trajtimi me kimioterapi, për personat që vuajnë nga kanceri, por që nuk shkakton rënie të flokëve. Shkencëtarët e Universitetit të Mançesterit kanë identifikuar një strategji të re për të mbrojtur gjëndrat e flokëve nga kimioterapia. Një zbulim, i publikuar në Embo Molecular Medicine, i cili mund të çojë në trajtime të reja për të parandaluar humbjen e flokëve të shkaktuar nga kimioterapia, një nga efektet anësore më shqetësuese nga ana psikologjike e terapive moderne anti-kancerogjene.

Në veçanti, studimi laboratorik nga Ralf Paus i Qendrës për Hulumtime të Dermatologjisë përshkruan se si të parandaloni dëmtimin e gjëndrave të flokëve të shkaktuara nga taksanet, ilaçet anti-kancerogjene që mund të shkaktojnë humbje të përhershme të flokëve. Për ta bërë këtë, shkencëtarët shfrytëzuan vetitë e një klase të re ilaçesh të quajtura frenuesit CDK4/6, të cilët bllokojnë ndarjen e qelizave.

“Ne kemi zbuluar – shpjegon Talveen Purba, autori kryesor i studimit – që këta frenues mund të përdoren përkohësisht për të ndaluar ndarjen e qelizave, pa promovuar efekte të tjera toksike në gjëndrën e flokëve. Kur këta frenues u aplikuan në gjëndrat e flokëve, gjëndrat ishin shumë më pak të ndjeshme ndaj efekteve të dëmshme të taksaneve”. Ekipi shpreson që të vazhdojë puna për zhvillimin e ilaçeve për përdorim të jashtëm, të cilat janë në gjendje të zbusin dëmet e shkaktuara nga kimioterapia.

 

 

Burimi / https://www.ilmessaggero.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top