Në fokus

November 21, 2019 | 8:30

Tumori i gjirit, zbulohet enzima që përhap metastazat

Zbulohet enzima që ndihmon në përhapjen e metastazës së kancerit të gjirit: është enzima Mmp9, e cila përpiqet të ndihmojë qelizat kancerogjene që udhëtojnë larg duke gjetur vende të fshehta të mbrojtura mirë nga kontrollet e ‘kujdestarëve’ të sistemit imunitar. Përmes metodave speciale u bë e mundur njohja dhe sulmimi i enzimës, tek minjtë laboratorikë të prekur nga një prej formave më të zakonshme të kancerit të gjirit, luminal B.

Si rezultat kjo gjë mund të ndihmojë në luftimin e metastazave dhe të përmirësojë shanset për sukses në imunoterapi. Ky studim është botuar në revistën Life Science Alliance të Universitetit të Kalifornisë në San Francisko.

Enzima Mmp9 ishte ndjekur prej disa kohësh për shkak të aftësisë së saj të dyshimtë për të rimodeluar matricën jashtëqelizore, ose mjedisin në të cilin zhyten qelizat, gjë që është themelore për promovimin e komunikimit dhe shëndetit, si dhe për dhënien e formës dhe strukturës së organit. Të dhëna të ndryshme kishin lënë të kuptohej se Mmp9 e përdori këtë aftësi për të krijuar nyje mikpritëse për qelizat metastatike në organe të ndryshme, por deri më sot hulumtimet ishin përqendruar vetëm në tumore më të përparuara. Duke analizuar fazat më të hershme, studiuesit amerikanë kanë zbuluar se roli i Mmp9 është thelbësor për përhapjen e metastazave dhe jo për rritjen e tumorit parësor.

Injeksioni i një antitrupi specifik kundër Mmp9 bëri të mundur zvogëlimin e numrit dhe madhësisë së metastazave të mushkërive; për më tepër, ai ka favorizuar rekrutimin dhe aktivizimin e qelizave imune në vendet e metastazave. Kjo, sipas studiuesve, ndodh sepse Mmp9 ndërton rreth metastazës një lloj rrjeti që fsheh qelizat malinje para sistemit imunitar: bllokimi i tij në kohë mund të favorizonte veprimin e imunoterapisë që ka si objektiv forcimin e mbrojtjes natyrore kundër kancerit.

 

 

Burimi / https://www.leggo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top