Këshilla & Arsye

January 17, 2022 | 8:20

Tumori i mushkërive, lënia e duhanit zgjat jetën edhe pas diagnozës

 

Këtë e demonstron një studim i botuar në Journal of Thoracic Oncology, i cili thotë se pacientët me kancer të mushkërive që e lënë duhanin pas diagnozës, kanë një përmirësim prej 29% në mbijetesën e përgjithshme në krahasim me pacientët që vazhdojnë të pinë duhan.

Studimi u konceptua dhe u krye nga një ekip tërësisht italian studiuesish nga Instituti për Kërkimin, Parandalimin dhe Rrjetin Klinik të Tumorit në Firence dhe Institutin Evropian të Onkologjisë (IEU) në Milano.

1

Kjo është një meta-analizë e të dhënave të publikuara në literaturën shkencore deri në tetor 2021 për lënien e duhanit pas diagnostikimit të kancerit të mushkërive. Në nivel global, u analizuan 21 artikuj duke ofruar të dhëna për më shumë se 10,000 pacientë.

Studiuesit vërejnë se ka një shpjegim biologjik për këto të dhëna: tymi i duhanit nxit rritjen, përparimin dhe përhapjen e tumorit; zvogëlon efikasitetin dhe tolerancën ndaj radioterapisë dhe terapisë sistemike, dhe rrit rrezikun e komplikimeve postoperative dhe kancerit të dytë primar.

01

“Studimi ynë sugjeron që mjekët trajtues, duhet t’u komunikojnë pacientëve përfitimet e lënies së duhanit”, – komenton Saverio Caini i Institutit për Kërkimin e Kancerit në Firence, autori i parë i studimit.

“Ne e dimë se 9 nga 10 kancere të mushkërive shkaktohen nga pirja e duhanit, – thotë Sara Gandini, drejtuese e Njësisë së Epidemiologjisë Molekulare dhe Farmakologjike IEO, bashkëautore e veprës – dhe ne e dimë se nëse kapen në kohë ato mund të kurohen me pak trajtime, invazive, por ajo që nevojitet tani është një program i shëndetit publik, i shoqëruar me nisma të strukturuara për ndërprerjen e duhanit.

 

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi ansa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top