Në fokus

December 26, 2018 | 13:54

‘Tumori virtual’, metoda e re për ekzaminimin në detaj të kancerit

Shkencëtarët në Kembrixh kanë ndërtuar një model real virtual 3D të kancerit (VR), duke ofruar një mënyrë të re për të parë sëmundjen. Mostra e tumorit, e marrë nga një pacient, mund të studiohet në detaje dhe nga të gjitha këndet, me çdo qelizë individuale.

Studiuesit thonë se kjo do të rrisë të kuptuarit e kancerit dhe do ndihmojë në kërkimin e trajtimeve të reja. Shkencëtarët marrin një pjesë të indit të kancerit të gjirit, që rindërtohet duke përdorur realitetin virtual.

Tumori 3D analizohet brenda një laboratori të realitetit virtual. Projekti është pjesë e një skeme kërkimore ndërkombëtare. Sistemi VR lejon përdorues të shumtë kudo në botë që të ekzaminojnë kancerin.

“Askush nuk e ka ekzaminuar tumorin në këtë nivel më parë, është një mënyrë e re për të parë sëmundjen,”-tha  Greg Hannon, drejtor i Institutit të Kërkimeve për Kancerin në Kembrixh.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top