Ndonjëherë tundimi mund të fshihet në frigorifer, apo në qilar, në raste të tjera ajo mund të jetë një tërheqje e papritur për një burrë (apo grua), ose impulsi për të blerë diçka që kushton shumë, por duket tmerrësisht tërheqëse. Në të gjitha këto raste fjalëkalimi është: të rezistosh! Por çfarë ndodh kur vullneti ynë nuk na mbështet me energji të mjaftueshme?
Oscar Wilde shkruante: “Unë mund t’i rezistoj çdo gjëje përveç tundimeve”.
Të njohësh tundimin: Do të thotë të jesh i vetëdijshëm për ekzistencën e tij. Nëse dëshirojmë të pijmë, duhet ti kujtojmë vetes që alkooli I tepërt me stomak bosh mund të na japë menjëherë dhembje koke, kështu që mund të heqim dorë nga një pije shumë e fortë dhe mund të zgjedhim një pije pak më të lehtë, e cila nuk do të na pengojë të ngasim makinën të sigurt për në shtëpi. Të mësosh të heqësh dorë nga një kënaqësi e menjëhershme për të mirën e mëvonshme, është një aftësi, që siç shpjegon një studim, kthehet edhe në një faktor të rëndësishëm për të pasur sukses në jetë. Pra, le të vlerësojmë pasojat afatgjata të çdo vendimi që marrim dhe rrjedhimisht të veprojmë në përputhje me rrethanat.
Larg syve, larg zemrës: Për të mos u tunduar nga diçka, është shumë e dobishme të mos e zbulojmë atë. Në qoftë se jemi në dietë, duhet të eliminojmë ushqimet me shumë kalori dhe të shmangim pastiçeritë. Nëse rruga jonë e rrugës na sjell pranë dyqaneve joshëse, përpiqemi të ndryshojmë itinerarin Nga ana tjetër, ne mund t’i përqendrojmë mendimet tona në diçka të këndshme që na stimulon dhe na bën të harrojmë gjënë që na tërheq në rrezik.
Imagjino veten tënde kur i reziston tundimit: Sill në mendje veprime që të mos i jepeni impulsit, për shembull, duke ndezur një cigare ose duke ngrënë një çokollatë. Kur ke bërë pak praktikë dhe ndihesh mjaft i vendosur, mund edhe ta përballosh objektin e ndaluar, për shembull, duke bërë një xhiro në supermarket, natyrisht pa i ndaluar vetes ëmbëlsirat. Por kujdes: kjo teknikë nuk funksionon në rastin e substancave që krijojnë varësi të vërtetë, si alkooli dhe droga: në këtë rast të shikoni objektin që dëshironi, ju bën të papërmbajtur.
Mos i ofro vetes mundësinë e zgjedhjes: Përballë objektit ose personit që dëshiron, mos kërko të dish nëse reziston ose jo: nuk ka alternativa dhe zgjedhja duhet të jetë një e vetme. Në këtë mënyrë do të jesh i detyruar të refuzosh çdo dëshirë të mundshme.
Dil hapur: Duhet të ia shprehni hapur qëllimet tuaja, atij që të qëndron rrotull. Njoftoje që je në dietë, ose që dëshiron të ndalosh pirjen e duhanit, kërkoju miqve të të ndihmojnë, duke u kujtuar qëllimet e tua. Lëri ata të shohin nëse vullneti yt lëkundet. Përdor edhe teknologji: ka aplikacione që ju ndihmojnë të numëroni kaloritë, sasinë e lëvizjeve të bëra, ose shpenzimet e bëra çdo ditë.
Karikoni bateritë: Të mbash vetëkontrollin është një punë e vështirë dhe kërkon shumë energji. Në periudhën e stresit dhe lodhjes, jemi të prirur për shembull, të hamë ose të pimë duhan më shumë. Kjo është për shkak se lodhja na shtyn të kërkojmë mënyra për t’u kënaqur. Të pushosh më shumë dhe të limitosh ankthin do të jetë ndihma më e madhe për të qenë në formë. Përveç kësaj, nëse e dimë që duhet të përballojmë një situatë të vështirë ose stresuese gjatë ditës, le t’i shmangim situatat “joshëse” në orët e mëparshme ose të mëvonshme: të rezistosh do të jetë edhe më e vështirë.
Të japim diçka: T’i thuash po një kënaqësie të vogël dhe të padëmshme mund të na ndihmojë t’i mbajmë të frenuara tundimet tona. Nuk mund të thuhet gjithmonë çdo gjë: në fund t’u rezistoni tundimeve nuk do të thotë mohoni kënaqësitë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.