Dëshmi

September 30, 2019 | 9:38

Turqi, ekspozita me 440 palë këpucë grash për të përkujtuar ato që janë vrarë nga burrat e tyre

Dhuna në familje është një problem që shfaqet në të gjithë botën. Ka shumë gra që ende vuajnë nga abuzimi dhe, për fat të keq, në shumë raste fundi i tyre është tragjik. Në disa zona të Turqisë, është traditë që kur një person vdes, të varin një palë këpucë në murin e shtëpisë. Për këtë arsye, artisti turk Vahit Tuna dëshironte të përvetësonte këtë praktikë për të krijuar një vepër arti që mund të krijonte vetëdije për problemin e madh të dhunës në familje që ekziston akoma në vendin e tij.

Artisti krijoi një instalim duke varur 440 palë këpucë në një mur në qytetin e Stambollit; secila palë këpucë përfaqëson një grua që u vra nga burri i saj në vitin 2018. Këpucët shfaqen në dy mure që janë pjesë e Yanköşe, një platformë arti jofitimprurëse e vendosur në rrethin Kabataş të Stambollit, në rrethin Beyoğlu.

Artisti ka zgjedhur të krijojë veprën e tij jashtë galerisë së artit, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së kalimtarëve, duke u treguar atyre numrin e lartë të viktimave. Uebsajti i Yanköşe shpjegon se dyert e tyre janë të hapura për t’u dhënë hapësirë të gjithë artistëve që prodhojnë një art të papritur, eksperimentues dhe bashkëkohor.

Vepra do të qëndroj e shfaqur për gjashtë muaj dhe artisti tha se ai përdori këpucë të zeza me taka për të përfaqësuar pavarësinë dhe sfidën.

Platforma We Will Stop Femicide, e cila është përgjegjëse për regjistrimin e viktimave të dhunës në familje, shpjegon se: “Gratë, nga të gjitha rajonet dhe segmentet sociale të Turqisë, duan të punojnë, të kenë qasje në arsim, divorc ose t’i japin fund marrëdhënies me partnerin nëse nuk janë të lumtur, dhe të mos detyrohen të bëjnë gjëra që nuk dëshirojnë, duke mos qenë në gjendje të marrin vendime për jetën e tyre. Ndërsa burrat, në vend që t’i njohin dhe t’u japin zë këtyre të drejtave, përgjigjen me dhunë në mënyrë që të pengojnë zgjedhjet e tyre. Në fakt, mungesa e ligjeve dhe politikave efektive që mund të garantojnë të drejta të barabarta, i inkurajon burrat e prirur për dhunë të sillen në këtë mënyrë”.

 

Burimi / https://curiosandosimpara.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top