Në fokus

July 2, 2019 | 13:35

Tymi i cigareve dëmton sytë

Specialistët në Britani të Madhe paralajmërojnë se miliona njerëz po vënë në rrezik shëndetin nga pirja e duhanit. Sipas një sondazhi një në pesë persona e pranojnë se pirja e duhanit mund të çojë në verbëri.

Duhanpirësit kanë dy herë më shumë gjasa të humbin shikimin e tyre në krahasim me jo-duhanpirësi. Kjo ndodh sepse tymi i duhanit mund të shkaktojë dhe të përkeqësojë kushtet e syrit. Tymi i cigareve përmban kimikate toksike që mund të irritojnë dhe dëmtojnë sytë.

Po ashtu pirja e duhanit mund të keqësojë problemet e shikimit me anë të diabetit duke dëmtuar enët e gjakut në pjesën e pasme të syrit, retinën.

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top