Dëshmi

June 3, 2023 | 7:24

“U fshehëm poshtë kamionit” / Historia frymëzuese e dy shkencëtareve shqiptare në Britani

Dy shqiptaret binjake të suksesshme në Britaninë e Madhe, Argita dhe Detina Zalli, kanë rrëfyer se si ka qenë jeta e tyre në emigrim. Të ftuara në emsionin “Opinion” motrat tregojnë se fillimisht nuk ka qenë e lehtë pasi iu është dashur që të punojnë që në moshën 13-vjeçare. Ato tregojnë se në shkollë janë ndeshur me bullizime si refugjatet e para që ishin në atë kohë në Britani.

“Shkuam në Milano, morëm trenin dhe më vonë morëm trenin për Paris, ishte shumë e vështirë. Nuk kishim as karta telefoni derisa mësuam që personi që na prisnte ne, kishte probleme me policinë. Na u tha se “ku jeni këtu, si mendoni se do të ikni me tren në Londër?”. Pastaj përfunduam tek Kryqi i Kuq në ambiente të jashtme në Francë duke pritur për kamion. Ishte një situatë e vështirë. Në Paris qëndruam 1 ditë. U fshehëm poshtë kamionit, por për të hipur, duhej sipër kamionit. Kamioni nuk kishte dijeni që ne ishim aty. Transportonte ushqim macesh dhe qensh. Arritëm që të hynim me këtë kamion në Britaninë e Madhe. Ne ishim 4, të tjerët ishin 16. Ishte viti 1999.

Ne u bëmë prindër të prindërve tanë ngaqë dinim anglisht. Ne filluam të punonim 13 vjeçe, ishim kamariere. Mbanim atlete me takë që të dukeshim si 16 vjeçe. Jeta ishte shumë e vështirë. Gjatë gjithë kohës ishim në ankth, ishim të bullizuara dhe në shkollë sepse ne ishim refugjatët e parë në atë qytet, ishim dhe binjake dhe na flisnin emra “shkoni në vendet tuaja, çfarë doni ju këtu?” përfunduan ato.

“Good Morning Hope”, kështu titullohet libra i dy shqiptareve binjake të suksesshme në Britaninë e Madhe, Argita dhe Detina Zalli të cilat janë një shpresë frymëzimi për të gjithë ne.

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi/tvklan.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top