Dëshmi

September 22, 2021 | 8:16

“U përdhunova, por nuk ishte faji im”, avokatja shqiptare në Bari rrëfen të shkuarën e dhimbshme në një emision televiziv

 

“Kurrë nuk kisha pasur një qasje me një mashkull, aq më pak me veshje për të provokuar dikë! Pavarësisht kësaj, unë u përdhunova.” Është një pasazh nga postimi që Uljana Gazidede, juristja shqiptare që ndodhet me vendbanim në Bari, Itali, e njohur në qytet për angazhimin e saj shoqëror, ka publikuar në Facebook, duke treguar se ishte viktimë e përdhunimit në moshën 18-vjeçare. Një histori e dhimbshme, besuar rrjeteve sociale pas fjalëve të prononcuara në Forumin Televiziv drejtuar nga prezantuesja Barbara Palombelli.

2

Gazidede thotë: “E mbaj mend mirë majin e vitit 1993 sepse pas kësaj, mbase pasoi periudha më e errët e jetës sime! E veçuar në shtëpi, e përdhunuar në mënyrë të përsëritur, e rrahur në mënyrë të egër, fytyra ime ishte aq e fryrë sa nuk mund ta njihja veten! Isha 18 vjeçe, e vetme në një vend të huaj, me ëndrrën për të studiuar, dhe, më morën siç merret një pre në savanë”. “Askush nuk ndërhyri për të më çliruar, edhe duke e ditur se atje, në katin e tretë të një ndërtese në qendrën historike të Triggiano-s ishte një vajzë që qante brenda mureve që ajo nuk i njihte dhe e cila u detyrua të flinte me dikë që kishte një thikë nën jastëkun e saj, dhe se nuk do të kishte as dyshimin më të vogël për ta përdorur nëse do të përpiqesha të shpëtoja!” kujton avokatja. “Ndodhi ajo që, në një çast, humba pafajësinë dhe besimin. Zgjedh këtë foto, – thotë Gazidede, duke postuar një fotografi me një fustan të kuq – për të treguar se jam më e fortë dhe fustani i kuq është dëshmi! Ju falënderoj disi juve Barbara Palombelli sepse ajo që thatë më dha forcën për ta hedhur përfundimisht këtë histori që më mundon prej shumë kohësh. Më në fund e gjeta kurajën! Tani jam e lirë nga demoni”, përfundon ajo.

new-project

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Repubblica Bari

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top