Dëshmi

March 9, 2022 | 10:32

‘‘U ribashkova me dashurinë time të parë pas 50 vjetësh – ishte një fatkeqësi’’

Kur Linda Robins mori një email surprizë nga ish i dashuri, ajo mendoi se gjithçka do të kthehej si më parë. Por, nuk shkoi ashtu si mendonte…

older_couple_rear_view

E dini kur qentë e bagëtive afrohen rreth deleve dhe më pas futen brenda në mënyrë që të mos i trembin? Epo kjo është pikërisht ajo që ai bëri. Isha në sallën e mbërritjeve në aeroportin Gatwick, duke pritur për dashurinë time të parë, të cilën nuk e kisha parë që nga viti 1968, pasi kisha refuzuar propozimin e tij për martesë. Ai u shfaq papritmas përmes klubit të shkrimtarëve dhe ne filluam duke shkëmbyer email-e për rreth pesë muaj. Kur ai papritmas njoftoi se do të vinte të më takonte, u lumturova. Epo, kurrë nuk harrohet dashuria e parë.

Papritur ai u shfaq para meje. Një shprehje e mundimit të dhimbshëm përshkoi fytyrën e tij. Në vend që të thoshte diçka si “Është bukur të të shoh përsëri” dhe të më përqafonte, ai rënkoi “më duhet të shkoj në tualet.” Mendimet për një moment romantik u zhdukën. Çfarë mund të thoni kur dikush që nuk e keni parë për më shumë se 50 vjet, njofton se gjëja e parë që ka ndërmend të bëjë kur të arrijë në shtëpinë tënde është të shkojë në tualet. U kthyem me makinë në shtëpinë time. Biseda ishte pak e vakët; jo si në telefonatat tona të shpeshta. Ai ishte shumë i lodhur dhe kishte bërë një udhëtim të gjatë për moshën e tij, 75 vjeç. Gjithçka që kishte marrë me vete për të veshur ishin dy palë xhinse dhe disa këmisha me kuadrate dhe bluza. Edhe dikur ishte po aq i kujdesshëm për veshjet e tij. Pas disa ditësh, ai vendosi se nuk do të rruhej çdo ditë dhe gradualisht arriti në pikën ku rruhej dhe bënte dush vetëm çdo dy-tre ditë. Një mbrëmje të paharrueshme ai vendosi të bënte dush, duke me thirrur për të fërkuar shpinën e tij. Fjetëm veçmas, por edhe kështu, gërhitjet e forta më mbajtën zgjuar, ashtu si kërcitja e shkallëve kur ai zbriti në katin e poshtëm në mes të natës për të bërë kafe. Asgjë nuk ishte ashtu siç e kisha imagjinuar apo shpresoja.

Ne ishim takuar në Itali në fund të viteve gjashtëdhjetë. Unë isha një 21-vjeç dhe kjo ishte një aventurë e madhe për mua. U prezantuam nga miq të përbashkët. Ai ishte duke qëndruar në vilën e prindërve të tij dhe ishte shumë i pashëm, i këndshëm, qesharak dhe i shoqërueshëm. E gjeta atë jashtëzakonisht tërheqës dhe u mahnita kur më kërkoi të dilnim. Patëm një romancë verore të pafajshme me diell, shumë darka dhe kërcime të egra në klubet e natës lokale; qeshëm shumë dhe u ndjeva e lirë për herë të parë në jetën time. Kur u ktheva në shtëpi, ai më ndoqi dhe më kërkoi të martohesha me të. Nuk ishte se nuk e doja, por nuk doja të martohesha dhe të bëja fëmijë në atë moshë. Pasi pata papritmas pak liri në jetën time, kuptova se doja të dilja dhe të shihja më shumë botën dhe të mos bëhesha një shtëpiake me fëmijë. Ai u kthye në Itali dhe pak më pas u martua me dikë në rikthim. Aty humbëm kontaktin. Lidhja ime e rradhës nuk funksionoi, edhe martesa e tij dështoi. Vetëm kur papritur ai shfaqet përsëri në inbox-in tim. Nuk e kisha harruar kurrë dhe shpesh mendoja se ishim takuar në kohën e gabuar, kështu që kur ai tha se donte të vinte, isha plotësisht e sigurt se do të ishte ndryshe këtë herë. Ishte – por jo në mënyrën që prisja.

Në nëntë ditë që qëndroi, bleu peshk dhe patatina në një pijetore dhe kërkoi një zbritje, sepse mendonte se peshku i tij ishte i vogël. Pjesën tjetër të kohës, ai hante tre vakte kuzhine të ofruara, të gatuara dhe të lara nga unë. Kur shkuam në supermarket, shpresoja aq shumë se vetëm një herë ai do të ndalonte në seksionin e luleve. Asgjë e zbukuruar; Më pëlqejnë alstroemeriat (3,25 £), por, edhe në ditën e Shën Valentinit, ai ishte shumë i zënë duke nxituar në seksionin e verërave për të shpenzuar 20 £ për dy shishe verë për vete.  Ai tashmë ishte plakur. Pavarësisht gjithçkaje, unë u dashurova pas tij, ashtu si ti një plakë e vjetër. E pashë me përzemërsi mallëngjyese. Një ditë, në tualet, vura re diçka që dilte nga çanta e tij. Nuk mund t’i rezistoja, e pashë. Një gjysmë pako e përdorur Viagra; tre vjet të vjetruara. Thashë se më pëlqente ai – por kupotova që nuk isha i dhënë pas tij. Ai më kërkoi të kthehesha në Zelandën e Re me të…

 

Përgatiti K.I / Burimi telegraph.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top