Aktori Wentworth Miller ka zbuluar se është diagnostikuar me autizëm një vit më parë.
Ylli i “Prison Break” ndau lajmin me ndjekësit në Instagram dhe shkroi: “Është diçka që nuk do të doja ta ndryshoja. Të qenurit autik është thelbësore për atë që jam. Për gjithçka kam arritur/artikuluar”.
Në vend të një fotoje të tij personale, vendosi të postojë një katror të bardhë bosh.
“Kjo vjeshtë shënon 1-vjetorin tim të diagnostikimin me autizëm. I paraprirë nga një vetë-diagnostikim. Pasuar nga një diagnozë zyrtare. Ishte një proces i gjatë. Unë jam një burrë i moshës së mesme, jo një 5-vjeçar”, shtoi ai.
49-vjeçari shtoi se të “të njohurit e tij me diagnozën është një privilegj që shumë nuk e gëzojnë”. Aktori u shpreh se diagnostikimi me autizëm ishte një “shok” për të, por jo një surprizë.
“Nuk di shumë për autizmin. Tani për tani është detyra ime të provoj të kuptuarit tim, duke rishqyrtuar 5 vitet e fundit nga një perspektivë tjetër”, përfundoi ai.
Burimi / Panoramaplus.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.