Dëshmi

December 11, 2018 | 11:15

U shpall i vdekur dhe me asnjë mundësi për të jetuar, fëmija sot gëzon shëndet të plotë pranë familjes së tij

Prindërit Becki Crook, 30 vjeç dhe burri Phil, 33 vjeç, nga Leicester, i dhanë lamtumirën e fundit fëmijës së tyre 15-muajsh Kaleb Crook në shtator 2017 – para se të ndodhte mrekullia…

Një djalë i cili u shpall i vdekur mbijetoi pas fikjes nga mjekët të aparaturave që e mbanin ne jetë. Prindërve të tij iu tha se foshnja e tyre kishte dëme të mëdha të trurit pasi gjatë kohës që ishte në mitër ose gjatë lindjes ka vuajtur nga mungesa e oksigjenit.

Prindërit e Kaleb Crook 15 muajsh – të cilëve nuk iu dha asnjë shans mbijetese nga mjekët – i dhanë lamtumirën e fundit djalit të tyre më 10 shtator 2017.

Pas vendimit të mjekëve për tërheqjen e të gjitha aparaturave, Kalebi dhe familja e tij u transferuan në një strehë të specializuar për fëmijët që marrin trajtimin e fundit të jetës. Por mrekullisht pas fikjes së aparaturave që e mbanin në jetë, ai vazhdoi të merrte frymë dhe madje arriti të shtrëngonte gishtin e të ëmës.

Kaleb mbijetoi pavarësisht nga dëmtimet e trurit, që atëherë ka bërë hapa të mëdhenj  dhe tani është në shtëpi me familjen e tij për të festuar Krishtlindjet.

E ëma e tij u shpreh: “Duhej të përgatiteshim për kujdesin e fundit të jetës në Rainbows Hospice pasi mjekët na thanë se Kalebi kishte dëmtim katastrofik të trurit dhe se kishte shumë të ngjarë të vdiste menjëherë. Nuk kishte asgjë çfarë mund të bënim për të. Na thanë se ai do të jetonte vetëm për disa minuta kështu që e shtrëngova fort në krahët e mi. Por pastaj na dha një rreze shprese. Kalebi më dha gishtin më të dobët dhe më pa, sikur të thosha ‘çdo gjë do të shkojë mirë Mami!’

Dhe tani, pavarësisht nga nevojat komplekse të Kalebit dhe lëndimit të rëndë të trurit, ai pëlqen të buzëqeshë, veçanërisht kur dëgjon zërin e motrës së tij. Kjo Krishtlindje është një Krishtlindje që nuk e kemi pritur kurrë. Kalebi tani mund të jetë me ne, duke përjetuar gëzimin e jetës. Shpresa jonë është që Kalebi do të përjetojë lumturi dhe paqe, në çfarëdo kapaciteti që ai është i aftë. Ne duam që ai të dijë se sa shumë e duam ne atë“.

Këtë Krishtlindje, Kalebi gëzon të qenit në shtëpi me prindërit e tij dhe motrën e madhe, Eden, katër veç.

Burimi / www.mirror.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top