Lifestyle

November 2, 2018 | 14:30

Udhëtimet, eliksir për trupin dhe shpirtin

Të bëni një udhëtim apo të shkoni me pushime? Është një pyetje normale, pasi udhëtimi dhe pushimet janë dy gjëra të ndryshme: udhëtimet kërkojnë një përfshirje fizike dhe emotive, ndërsa e dyta, siç sugjeron edhe emri vetë, tregon një hapësirë, një “pushim”, që mund të mbetet i tillë pa nevojën për ta mbushur me takime, shije dhe përvoja të forta, por përkundrazi me relaks për të rimarrë energjitë.

Para se të niseni për një udhëtim, i gjatë a i shkurtër qoftë, është normale të ndiheni të përfshirë nga një eufori të pafrenueshme, nga gëzimi, pritshmëri dhe pak frikë. Si të përgatiteni? Mënyra më e mirë për të përballuar këtë përvojë është që në niseni me mendjen e zbrazur nga negativiteti dhe të gatshëm për të mirëpritur risitë me vetëdijen që gjithçka që do të përjetoni do t’ju ndryshojë.

Kush udhëton vë veten në diskutim, teston mirë limitet dhe kapërcen kufijtë e brendshëm: kur të kthehet në shtëpi do të jetë sikur ka ndryshuar lëkurë dhe freskuar mendimet. Me pak fjalë, udhëtimi është një kurë natyrale, e cila zgjat jetën dhe na bën më të çlirët e të gëzuar.

Pse bëjnë mirë udhëtimet?

Ju nxjerrin nga zona e rehatisë | Zona e rehatisë është hapësira ku lëvizni lirshëm, për shembull: bëni gjithmonë të njëjtën rrugë për të shkuar nga një vend në tjetrit. Të eksploroni dhe të dilni nga kjo hapësirë ju lejon të njihni të tjerët dhe veten më thellësisht. Ju lejon të shihni gjëra të reja, të hidhni sytë te gjërat që stimulojnë dhe jo ato që shihni gjithmonë. Të gjithë ne, në përditshmëri krijojmë role në të cilat ndihemi të sigurt. Problemi është se kur na paraqitet diçka e re, nuk dimë se si të përgjigjemi. Udhëtimi krijon atë lidhje me pjesën më të thellë të vetes që është aty kahera, por që nuk shfaqet po nuk iu dha rasti i duhur.

Mëson dhe zhvillon kreativitetin | Të jetoni apo të udhëtoni jashtë ju ndihmon të zgjidhni problemet e përditshmërisë nëpërmjet elementeve të reja. Nuk ka gjë më të vërtetë ndërkohë që udhëtoni se sa fjala e urtë: “nevoja bën virtytin”, dhe atëherë ja ku duhet të improvizoni: kafja bëhet me çfarëdolloj filtri në dispozicion, mekanik ka edhe jashtë vendit, doktorë, fotografë e shumë më tepër.

Ju ndihmojnë të shkëputeni nga rehatia e përditshmërisë | Jo në të gjitha shtetet e botës interneti është shpejtë e i besueshëm. Prandaj lëreni telefonin mbi komodinë dhe dilni për t’i buzëqeshur perëndimit. Do të kuptoni se po të ngrini kokën nga ekrani i telefonit ekziston një botë e mbushur plot dhe e mrekullueshme. Dushi i ngrohtë nuk është edhe aq thelbësor nëse jashtë ka një panoramë që të lë pa frymë. As televizori nuk është aq thelbësor. Rëndësi ka të shijoni bukuritë përtej zonës ku ndiheni rehat.

Zhvillojnë tolerancën dhe durimin te njerëzit | Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç e keni planifikuar, por nuk ka rëndësi. Është udhëtimi që ka rëndësi, jo pengesat që mund t’i kaloni lehtësisht.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 132

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top