Në fokus

November 27, 2018 | 13:48

Udhëtimi është shërim për të gjitha sëmundjet tuaja. Udhëtoni sa më shumë që të mundeni!

Ne udhëtojmë për përvoja, për momente që janë të papërshkrueshme dhe sepse ndihemi të lumtur pas gjithë ankthit që i nënshtrohemi çdo ditë. Udhëtimi është çelësi për shërimin e sëmundjeve tuaja dhe jo vetëm ato që kanë të bëjnë me mendjen, por edhe trupin dhe shpirtin.

Ne udhëtojmë dhe jetojmë momente që nuk mund shprehen kurrë me fjalë.

Sepse kur shkojmë në vende të tjera, do të ketë gjëra, përvoja dhe ndjenja që nuk do të jeni në gjendje t’i shprehni përveçse me shkëlqimin e syve tuaj. Ne nuk udhëtojmë sepse duam, udhëtojmë sepse kemi nevojë për të, nuk ka rëndësi nëse do të jetë brenda apo jashtë vendit tuaj.

Pa udhëtim, jeta nuk do të ishte e plotë.

Këto janë të gjitha momentet që na bëjnë të ndihemi të gjallë, gjë që e bën stresin, humbjen e parave dhe përpjekjet më pak të rënda.

Udhëtimi është një mënyrë jetese dhe një varësi që na jep frymë.

Udhëtimi është i mirë për zemrën dhe shkenca e mbështet atë. Ka studime që pohojnë se udhëtimi pakëson mundësinë e vuajtjes së një sulmi në zemër dhe kjo për shkak të aktivitetit fizik që na përfshin. Nuk ka rëndësi nëse udhëtoni përmes aeroportit apo me makinë, brenda po jashtë vendit, gjëja e rëndësishme është që zemra juaj është mirënjohëse.

Kur udhëtoni, mendja juaj qëndron aktive. Truri vlerëson se herë pas here merrni valixhet dhe udhëtoni për përvoja të reja. Sepse ju njihni njerëz të rinj, mësoni një gjuhë të re, ndërveproni me një mënyrë tjetër jete dhe zbuloni mënyra të reja. Si rezultat, mendja juaj nuk asnjë arsye për të mos qenë aktive.

Udhëtimi është një nga gjërat më të mrekullueshme në këtë botë.

Të jesh në gjendje të shkosh në vende që vetëm i ke imagjinuar dhe që i ke parë vetëm në filma është një nga gjërat më interesante që mund të ndodhë. Të jesh në gjendje ta rrethosh veten me njerëz të rinj që të mësojnë vlerën e jetës dhe të tregojnë se ka gjëra më të rëndësishme për ju dhe problemet tuaja është diçka kaq e çmuar për t’u provuar.

Përvojat që mund të keni gjatë udhëtimit, si në vendin tuaj dhe jashtë tij, janë të pafundme. Kujtimet që do të keni dhe njerëzit që takoni do të ndryshojnë jetën tuaj, dhe nëse ndonjëherë do të ketë zhgënjime dhe gjërat nuk do të shkojnë sipas planit, ato do të jenë përvojat që do t’ju mbushin më shumë.

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top