Dëshmi

June 4, 2019 | 8:20

Udhëtimi me fëmijët: një zgjidhje në dorën tuaj

Kam filluar të udhëtoj vonë. Udhëtimin e parë jashtë Europës e kam bërë kur isha 30 vjeç. Ishte një eksperiencë pasuruese që menjëherë pas kësaj organizova një tjetër dhe menjëherë më pas tjetrin. Dhe do të kisha vazhduar pafund, nëse nuk do kisha zbuluar se isha shtatzënë dhe, për fat të keq ndalova.

Kam nderim të madh për ata që në vend të kësaj kanë vazhduar të organizojnë udhëtime anembanë botës, pavarësisht fëmijëve të vegjël. Nuk isha në gjendje ta bëj atë dhe kanë kaluar 7 vjet që nga udhëtimi i fundit. Në këto 7 vite kam qenë shtatzënë tri herë. Sa herë vinte në jetë fëmija, periudha e rregullimit të bilancit të ri më ka penguar gjithmonë që të marr në konsideratë një udhëtim më shumë se 200 km larg shtëpisë.

Më vjen pak turp për këtë, sepse udhëtimi është mundësia më e madhe që na jepet për të zbuluar jo vetëm botën rreth nesh, por edhe diçka për veten. Dhe natyrisht, duke i mësuar fëmijët të udhëtojnë që në moshë të hershme, të mësuarit rreth kulturave të ndryshme është terreni më i vlefshëm i aftësimit që mund t’u ofrojmë atyre. Nuk ka asgjë në botën arsimore sa udhëtimet: shpirti i adaptimit, kurioziteti dhe adrenalina që mund të ngjallet është e pashembullt.

Udhëtimi i vërtetë i zbulimit nuk konsiston në kërkimin e tokave të reja, por në të parit diçka të re. Kjo është ajo që Proust shkroi disa vite më parë. Dhe duhet të them që pavarësisht se është një deklaratë shumë e vërtetë, duke qenë në gjendje të zbulojmë toka të reja – na mëson të shohim botën me një xham zmadhues unik dhe të veçantë. Idealja është të vazhdosh udhëtimin, pavarësisht ardhjes në jetë të fëmijëve.

Sigurisht që nuk është e lehtë për të gjithë. Shpesh nuk ka vetëm rezistencë në kohë hapësinore, por gjithashtu dhe mbi të gjitha rezistencë mendore për ta parandaluar atë. Ne përdornim për të nënvlerësuar frymën e adaptimit të fëmijëve tanë dhe gjithashtu aftësinë tonë për t’i menaxhuar ata jashtë vendeve më të njohura për ne.

Për fat të mirë, Airbnb – një portal i njohur për të na ndihmuar të gjejmë shtëpinë e duhur në mbarë botën – po përmbush gjithnjë e më shumë nevojën për të lehtësuar udhëtimin me fëmijët, duke zbuluar të njëjtat komoditete si të shtëpisë sonë. Për disa kohë, për shembull, Airbnb ka vendosur të vihet në provë në një sfidë të re: të na ndihmojë të gjejmë jo vetëm strehim, por përvoja të vërteta për të jetuar gjatë udhëtimit tonë, madje edhe me fëmijët tanë.

Dhe kështu hapi dyert për “përvojat”. Ki modalitet i ri lejon jo vetëm të  shtojë një element të vlerës në udhëtimin tonë, por edhe atyre që nuk kanë mundësi të udhëtojnë, të bëhen mikpritës dhe të presin udhëtarët nga e gjithë bota për një “përvojë”. Nëse, për shembull, jeni të mirë në bërjen e makaronave shtëpiake, mund ta vendosni këtë në dispozicion të udhëtarëve të tjerë, duke i përfshirë ata në një eksperiencë të projektuar tërësisht rreth talentit tuaj.

Ose nëse keni një tarracë me një pamje të mahnitshme të Colosseum, ju mund të propozoni një Barbecue në shoqërinë e turistëve të huaj: ata do të kenë një mbrëmje në një kontekst sugjestiv dhe ju do të keni rifreskuar anglishten dhe kënaqësinë që vjen nga kontakti me njerëz të kombësive të ndryshme. Të gjitha paguhen gjithashtu.

Megjithatë, nuk mund të përjashtohet që përvojat mund të bëhen edhe në një qytet që ne e kemi njohur për një kohë të gjatë. Shumë shpesh, në fakt, ne përpiqemi të gjejmë atë që është e bukur dhe e veçantë për ne.

Përvoja jonë e Airbnb

Kjo është arsyeja pse Milani është vendi që unë zgjodha për të vizituar gjatë përvojës airbnb me djalin tim Mattia. Për të na udhëhequr përgjatë kësaj rruge ishte Silvia, një nënë e dy fëmijëve, si dhe një udhërrëfyes, i cili ishte në gjendje të na tregonte me entuziazëm dhe pasion për qytetin dhe për ata që vendosën të jetonin aty me zgjedhje. Dhe kështu Mattia anashkaloi kopshtin dhe ideja për të kaluar një mëngjes vetëm me mua, e ka emocionuar atë që nga mbrëmja e kaluar.

Sapo u zgjuam, ai ishte aq entuziast saqë ishte veshur vetë në kohë rekord, gjë që më bëri të mendoj se sa e rëndësishme është të jesh në gjendje të nxjerrësh kohë ekskluzive për secilin prej fëmijëve tanë, Kaq të nevojshëm për sytë, vëmendjen tonë dhe për të qenë atje.

Përjetimi i një përvoje gjithashtu do të thotë: t’i lejosh vetes luksin e shpenzimit të kohës cilësore së bashku dhe marrjen e një pushimi nga jeta e ethshme ku jemi mësuar. Një përvojë jep emocione, sepse na detyron të ngadalësojmë dhe na jep kohë për t’i parë gjërat me “sy tjetër”.

Ndalesa e parë që organizoi Silvia ishte vizita në akuariumin qytetar, ku fëmijët humbën dhe u befasuan. Pastaj kaluam në të dashurin tonë Parco Sempione duke dëgjuar historinë dhe duke dhënë emrin e duhur për gjithçka. Përfundimisht kemi hulumtuar një nga mrekullitë e Milanos dhe ndoshta edhe një nga vendet më pak të frekuentuara nga vendasit: varrezat monumentale dhe sekretet e tyre.

Rruga që Silvia ka studiuar për ne ka qenë familjare në çdo kuptim: ajo ka arritur të intrigojë Mattia-n dhe ta përfshijë atë me një aftësi të madhe, gjithmonë duke dëgjuar nevojat dhe pyetjet e tij.

Në fund të udhëtimit, Silvia dhe unë shkëmbyem numrat e telefonit dhe profilet sociale me premtimin se, pasi që të dy jetonim në Milano, duhet ta takonim përsëri njëra-tjetrën. Në fakt, në kohëzgjatjen e shkurtër të udhëtimit (dy orë e gjysmë), u lind një miqësi e re. Ndonjëherë mjafton shumë pak për të pasuruar jetën e dikujt me njerëz dhe përvoja të veçanta.

 

Burimi / www.mammachelibro.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top