Në një përditësim të fundit doktorët këmbëngulin që përdorimi i këtij produkti në një moshë të tillë do të reduktojë në mënyrë drastike numrin e fëmijëve që janë alergjik ndaj tij.
“Është një mundësi e mirë për të reduktuar rastet e alergjisë nga kikiriku”, thotë pediatri Matthew Greenhawt, doktor në spitalin e Kolorados dhe bashkëautor i këtij rekomandimi.
Baza për këtë rekomandim ëshë studimi “Të mësojmë më herët për alergjitë e kikirikut”. Në këtë studim të vegjëlit me rrezik potencial të alergjisë ndaj kikirikëve, u janë dhënë të tillë më herët, dhe kishin më shumë gjasa të zhvillonin këtë lloj alergjie deri në moshën 5-vjecccare.
Rekomandi i ri jep tre mënyra se si tua japësh fëmijëve kikirikët, dhe kjo varet nga shkalla e rrezikut të alergjisë, shpjegon Greenhawt. Fillimisht fëmija do të ketë ekzemë të theksuar, alergji nga veza, të dyja një rrezik i lartë për alergjinë nga kikiriku.
Ata duhet të provojnë kikirikun rreth moshës 4-6 muajsh për të reduktuar rrezikun e alergjisë. Megjithatë paraprakisht duhet ti nënshtrohen testit të lëkurës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.