Me shijen e saj shumë të veçantë, angjinarja është një nga protagonistët e traditës sonë gastronomike. Edhe pse vlerësohet pothuajse nga të gjithë, pakkush i di vetitë e saj të ndryshme terapeutike: disa e cilësojnë atë si një perime me një fuqi shëruese. Konsumimi rregullisht i saj mund të na ndihmojë të ruajmë dhe përmirësojmë shëndetin.
Si të ulni kolesterolin, acidin urik dhe sheqernat me ujë angjinareje
Angjinarja, ka veti të shkëlqyera diuretike dhe pastruese, që do të thotë se është efektive për të na ndihmuar të largojmë toksinat dhe katabolitet e ndryshme nga trupi. Jo vetëm kaq: ajo gjithashtu ul nivelin e glukozës, kolesterolit dhe acidit urik. Përqendrimet e larta të acidit urik dihet se inflamojnë seriozisht nyjet duke shkaktuar dhimbje dhe në planin afatgjatë sëmundje serioze si artriti.
Sa i përket kolesterolit, dihet që nivelet e larta të tij në gjak rrezikojnë seriozisht shëndetin e zemrës sonë. Ndërsa për sheqernat, të gjithë e dimë se sa i poshtër dhe i rrezikshëm është diabeti. Nga ana ushqyese, angjinarja ka shumë pak kalori, është shumë e pasur me vitamina dhe minerale si kalcium, fosfor, magnez, kalium dhe natrium. Ajo gjithashtu përmban një pjesë të caktuar të proteinave dhe karbohidrateve që sigurojnë energji për trupin.
Për të shijuar plotësisht të gjitha këto efekte të dobishme të angjinares, lehtësisht mund të përgatitni një ujë të shkëlqyeshëm angjinareje, të cilin mund ta pini për tre javë rresht.
Më poshtë ne shpjegojmë se si të përgatisni ujin shërues të angjinares.
Zieni një angjinare në gjysmë litër ujë. Lëreni të ziejë deri uji të jetë përgjysmuar, pastaj filtrojeni dhe pijeni pasi të jetë ftohur. Ju mund të shtoni lëngun e gjysmë limoni (i cili është astringent) për të rritur efektet e tij.
Burimi / https://www.pianetadonne.blog/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.