Mirëqenie

December 12, 2017 | 14:43

Ujë e limon për t’u dobësuar

Ujë dhe limon për të humbur në peshë? Me sa duket funksionon. Uji i nxehtë dhe lëngu i limonit të përftuara çdo ditë, ndihmojnë për humbjen në peshë dhe për të forcuar sistemin imunitar. Ky është një studim i kohëve të fundit, i cili konsiderohet si një nga teknikat më efektive për të rrëzuar kilet në një mënyrë absolutisht të natyrshme.

uj-limon

Por si? Shumë e thjeshtë: vetëm lëng limoni të holluar në ujë të ngrohtë dhe piheni çdo ditë. Ky është sekreti! Megjithatë duhet theksuar se ky zakon i shëndetshëm në mënyrë që të prodhojë efektet e dëshiruara, duhet të kombinohet me aktivitet të rregullt fizik.

Dhe jo vetëm kaq. Konsumi i këtyre dy përbërësve sjell edhe përfitime të tjera të rëndësishme. Para së gjithash, uji natyral me limon ka veti antiseptike, pasi zvogëlon rrezikun e infektimit të indeve. Konsumi i ujit dhe limonit ka efekt natyral pastrues për të gjithë trupin, duke ndihmuar në largimin e toksinave të grumbulluara; ndihmojnë në procesin e tretjes dhe parandalojnë kapsllëkun; mund të kurojë urthin, i cili shpesh mund të shkaktojnë sëmundje të tjera të pakëndshme.

Një gotë me ujë dhe limon përmban sasi të mëdha të Vitaminës C dhe minerale të tilla si: kaliumi, magnezi dhe kalciumi, të cilat konsiderohen thelbësore për mirëqenien psikofizike. Përfundimisht, uji i ngrohtë dhe limoni zhvillojnë dhe stabilizojnë aftësinë imunitare, veçanërisht në situata gripale apo gjendje të ftohti.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi: www.elle.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top