Nutricionistët besojnë se çelësi për t’u dobësuar fshihet tek mjalti! Ndoshta të gjithë e njohin ndikimin pozitiv të mjaltit në organizëm, por a e dini se çfarë ndodh kur së bashku me mjaltë konsumoni edhe ujë?
Fillojeni ditën me një ose dy lugë të mesme me mjaltë në një gotë me ujë të nxehtë. Pastaj përdorni mjaltin në çaj ose kafe. Kështu, trupi do të funksionojë në nivelin e tij optimal dhe do ta djegë dhjamin më shpejt.
Megjithatë, mos e teproni – mjalti i tepërt do ta rrisë nivelin e sheqerit në gjak, po kështu edhe nivelet e insulinës dhe nw kwtw mwnyrw nuk do tw sjellw përfitime.
1. Rekomandohet që të konsumoni një gotë më ujë të ngrohtë dhe mjaltë para dhe gjatë vakteve pasi ju bën të ndiheni tw ngopur për një kohë të gjatë. Kjo gjithashtu do t’ju bëjë të konsumoni më pak ushqim e të humbisni peshë.
2. Në vend që të konsumoni thjesht një gotë me ujë të ngrohtë të miksuar me mjaltë, ju mund t’i shtoni asaj një lugë me lëng limoni. Kombinimi i ëmbëlsisë së mjaltit me shijen citrike të limonit do të krijojë një pije freskuese.
3. Para se të hani mëngjesin, ju mund të pini një çaj të nxehtë me mjaltë i cili do t’ju nxisë urinë si dhe të mos vuani nga mungesa e sheqerit përgjatë ditës.
4. Në vend që të shtoni ujë në masën e mjaltit, mund të eksperimentoni edhe duke shtuar një lugë kanellë. Kjo jo vetëm që do t’ju ndihmojë të humbisni peshë, por edhe të keni një frymë të freskët.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.