Mirëqenie

May 19, 2017 | 9:49

Uji fab/ Pastroni natyrshëm organizmin

Në këto ditë të nxehta vere, ku as shirat nuk arrijnë t’i zbresin temperaturat, zgjidhja për një trup të hidratuar me lëngje është zgjidhja perfekte. Uji është doza natyrale, efikase për një organizëm të pastër nga çfarëdolloj kimikati shtesë që mund të gjendet në lëngjet e fabrikuara. I gjendur në treg me simbolin e lule Fabiolës, ambalazhuar me ngjyrën fine të kësaj bime, atë lejla, uji FAB është gjetja ideale.

1

Konsumimi i ujit është një nga gjërat më të mira që ju mund të bëni për trupin tuaj. Kjo ndihmon rregullimin e temperaturës së trupit, mbron organet jetësore, madje përmirëson edhe pamjen tuaj. Të pish ujë në sasinë e duhur do të thotë shëndet për trupin, por edhe të përfitosh linjat. Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë të shijuari të ujit të pijshëm, atij natyral, për të marrë dozën tuaj ditore të H2O provoni “Fab”, ujin natyral oligomineral, i mbledhur nga burimet e Shën Mërisë. “Fab” hyri në tregun shqiptar në pranverën e vitit 2014 si një nënprodukt i “Birra Korça”.

Lule Fabiola, në latinisht Triteleia laxa, i dha jetë dhe imazh këtij produkti të ri në tregun vendas. Falë specialistëve të fushës dhe teknologjisë së përparuar, ky produkt vjen si një zgjedhje e mirëmenduar për t’i ofruar konsumatorit shqiptar më të mirën për shëndetin e tyre.

Ja se çfarë tjetër mund të bëjmë për të përmirësuar lehtësisht shëndetin tonë, duke pirë ujë në mënyrë korrekte. Sa i takon përqendrimit të ujit në trup, i cili është paradhoma e shëndetit, nuk do të thotë të kesh “shumë” ujë në organizëm, por të vuash nga një çekuilibër në shpërndarjen e tij. Prandaj, duhet të pini ujë shpesh edhe më shumë. Uji pastron indet, më tepër toksinat, heq kripën e tepërt që mban trupi si dhe lufton kapsllëkun.

Këshilla

1.Të pish shumë ujë ndihmon rënien në peshë:

Nëse je para tryezës me oreks të madh, sforcohu duke pirë një gotë ujë më parë. Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të arritur rezultate.

2.Të pish shumë ujë hidraton trupin:

Në sport, të kesh një trup të hidratuar para se të nisësh aktivitetin e preferuar, është zgjedhja e duhur. Mbi të gjitha, do të ndiheni shumë të lehtë.

3.Të pish shumë ujë ndihmon për një lëkurë të pastër:

Pamja e lëkurës përmirësohet falë një hidratimi të mirë, mbi të gjitha nëse pini ujë në mënyrë të zakonshme edhe kur nuk keni etje.

4.Të pish shumë ujë përmirëson tretjen:

Të konsumosh një sasi ujë, të ndihmon në veçanti nëse vuan nga tretja.

5.Të pish shumë ujë ndihmon në eliminimin e toksinave dhe lehtëson disintoksikim:

Nëse mendon rreth përfitimeve të ujit, sigurisht që në mendje të vjen eliminimi i toksinave që i marrim nga ushqimet apo substancat e ndryshme shtesë. Kjo metodë është një lloj funksioni për të disintoksiuar trupin.

6.Të pish shumë ujë përmirëson shkarkimet diuretike e jo vetëm: 

Duket një gjë e bezdisshme të detyrohesh të pish ujë e mandej të shkosh shpesh në tualet për të humbur peshë, por kjo ju bën mirë, sepse njëherësh do t’ju detyrojë të bëni edhe më shumë hapa aktivitet fizik.

Si të pini më shumë ujë:

• Pini një gotë ujë gjysmë ore përpara dhe pas vakteve ditore

• Zgjidhni pije që ju pëlqejnë, pini më shumë ujë nëse ju pëlqen shija

• Hani fruta dhe perime. Ato kanë përmbajtje të lartë uji

• Mbani një shishe me ujë gjithmonë me vete

• Zgjidhni pije jo kalorike apo infuzione të ndryshme uji.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top