Një nga sekretet e bukurisë së zonjave angleze është dhe uji i trëndafilit, i cili njihet për efektet e jashtëzakonshme në lëkurë.
Uji i trëndafilave është ende aktual dhe i kërkuar për vetitë e tij anti-plakjes, hidratuese dhe tonifikuese.
Uji i trëndafilit është një produkt me veti të shumta, për shkak se është i dobishëm si për lëkurën me akne, po ashtu edhe për lëkurën më delikate dhe të irrituar.
Ky ujë është posaçërisht i përshtatshëm për lëkurën e thatë, dhe për atë shumë të ndjeshme, pasi ka efekt zbutës.
Nëse përdoret çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje, rikthen shkëlqimin në fytyrë, duke parandaluar shfaqjen e rrudhave.
Uji i trëndafilit është shumë i pasur me antioksidantë të tillë si vitamina E, dhe vitamina C, të cilat luftojnë efektet e dëmshme të radikaleve të lira.
Por si të zgjidhni një ujë trëndafili cilësor për t’i besuar fytyrën tuaj?
- Së pari duhet të jetë 100 % natyral.
- Përbërësit: Shikoni mirë nëse toniku juaj i trëndafilit është i përzier me lëndë të tjera të cilat mund të dëmtojnë lëkurën tuaj. Pra i vetmi përbërës në ujin e trëndafilit duhet të jetë pikërisht lëngu i petaleve dhe uji pa shtesa si sheqeri, gluteni, soja etj.
- Prejardhja e trëndafilave. Sa më të freskët aq më mirë.
- Aroma: provoni të hapni kapakun dhe të ndjeni aromën e freskët të trëndafilave. Nëse era është e fortë dhe e freskët kjo tregon se produkti është origjinal dhe mund ta aplikoni në lëkurë pa frikë.
- Përqendrimi; Kjo vlen sidomos për ata që kanë lëkurë të ndjeshme dhe me tendeca aknesh. Sa më i përqendruar të jetë uji i trëndafilave, aq më i fuqishëm dhe i efektshëm do të jetë ai në lëkurën tuaj.
Kur dhe si duhet përdorur:
Çdo mëngjes dhe mbrëmje.
Për të hidratuar lëkurën e thatë dhe për të zbutur lëkurën e irrituar.
Përdoret si tonik për pastrimin e grimit, duke e bërë lëkurën e freskët dhe me erë të mirë.
Shërben gjithashtu si një balsam për flokët, duke i bërë ato të shkëlqyer./Mësimet e Diolës
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.