Mirëqenie

July 10, 2019 | 9:42

Uji kokosit: rregullon sheqerin në gjak, djeg yndyrën dhe eliminon gurët në veshka

Uji i kokosit është një nga pijet natyrale më ushqyese dhe më të dobishme për shëndetin tonë. Uji kokosit është lëngu që gjendet brenda frutave. Nuk duhet të ngatërrohet me qumështin e kokosit, një pije industriale dhe e përpunuar.

Uji i kokosit është i natyrshëm dhe nuk përmban sheqer. Përveç ujit freskues dhe të shijshëm, uji i kokosit përmban vitamina B dhe C, antioksidantë, kalcium, karbohidrate, proteina, fibra, magnez, mangan, hekur dhe aminoacide. Më poshtë janë përfitimet kryesore të ujit të kokosit.

  1. Ai është i pasur me magnez dhe kalcium dhe në këtë mënyrë mund të lehtësojë stresin dhe tensionin e muskujve
  2. Parandalon stresin oksidativ dhe hidraton trupin
  3. Redukton ndjeshmërinë e insulinës mes pacientëve me diabet dhe rregullon sheqerin në gjak
  4. Zvogëlon rrezikun e pllakave në arterie dhe rregullon presionin, në sajë të vitaminës C, kaliumit dhe magnezit
  5. Nxit humbjen e peshës duke stimuluar tretjen dhe përshpejtimin e metabolizmit
  6. Parandalon formimin e gurëve në veshka
  7. Është i dobishëm për të luftuar dehidratimin dhe jep energji
  8. Është i pasur me citokina dhe parandalon plakjen e parakohshme, duke ushqyer lëkurën
  9. Trajton refluksin acid, gastroenterit dhe tretjen.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top