Mirëqenie

August 21, 2017 | 11:08

Uji, mijëra përfitime nga ky produkt i çmuar

Hidraton, tonifikon, bën mirë për trupin dhe mendjen. Ja 10 mënyrat për ta shfrytëzuar siç duhet fuqinë e tij. Është një element kaq i thjeshtë: Uji është një nga burimet më jetike për mbijetesën tonë dhe së bashku, një aleat i paçmuar i shëndetit, energjisë dhe bukurisë. Le të mësojmë se si ta shijojmë atë në dhjetë mënyra të ndryshme, ta transformojmë atë në një ritëm të përditshëm të mirëqenies tonë.

uji

1-Miku i mëngjesit – Një gotë me ujë, më mirë nëse është e vakët, me lëng të freskët limoni është një ritual i vogël për t’u përsëritur çdo mëngjes, për një efekt natyral detoksifikues, i cili stimulon funksionin e mëlçisë, zorrëve dhe veshkat.

2-Dushi rigjeneron – Një dush i freskët sapo zgjohesh nga gjumi, është një rrotullim i energjisë, i cili ju bën ta nisni ditën me këmbën e mbarë.

3-Tonifikimi – Kur bëni dush, presioni i tij nga i nxehtë në të ftohtë, rezervon përmes xhestit të fundit, shpëlarjen finale. Hera e parë do të jetë një përvojë “emocionuese”, por ju mund të mësoheni shpejt dhe do të merrni përfitime të mëdha për qarkullimin e gjakut, veçanërisht në gjymtyrët e poshtme.

4-Mos harroni të pini – Kur është nxehtë, pirja me bollëk e ujit bëhet e domosdoshme. Mos dilni jashtë shtëpisë pa një shishe rezervë në çantë.

5-Uji… “për të ngrënë” – Përveçse ta pish, ujin mund ta përfitosh edhe përmes ushqimit: siç janë frutat dhe perimet, të pasura me lëngje, ndaj rrugë e lirë për sallata plot fantazi, supa të shijshme dhe lëngje të përftuara nga shtrydhja e frutave apo edhe një çaji qetësues pas dreke.

6 – Miku i linjave trupore – Pirja e dy gotave ujë para vaktit të ngrënies, ndihmon në nxitjen e ndjenjës së ngopjes dhe kështu ndihmon në konsumim të paktë. Le të kujtojmë se, kur përpiqemi të humbasim disa kilogramë peshë: nëse zgjedhim ujë me përmbajtje të paktë natriumi, ndihmojmë njëherësh në tretjen e lëngjeve që trupi grumbullon në masë të madhe.

7 – Zhytje në ujë – Vera është sezoni ideal për të notuar, një sport që freskon, të kënaq dhe rinovon format fizike. Noti në det rrit marrëdhënien që ne kemi me trupin tonë dhe me veten, dhe ka një efekt të rëndësishëm anti stres.

8 – Aleat i mirëqenies – Dhurojini vetes një çast qetësie në banjë. Përveç saunas dhe banjove turke, (që ndoshta në verë preferohen më pak), mund të bëni hidromasazh në një pishinë termale. Këto trajtime favorizojnë qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në çlirimin e lëkurës nga toksinat dhe dhurojnë çlodhje të pamat.

9 – Terapia rrëshqitëse – Emri është i vështirë, por praktika është e thjeshtë: është vetëm kredhje në ujë. Duke qëndruar  zhytur në ujë, na vjen në ndihmë përvoja e qëndrimit në lëngun amniotik në mitër dhe, sipas disa studimeve shkencore, zhytja në ujë për një orë transmeton ndjenjën e njëjtë të pushimit që ndihet pas pesë orësh gjumë. Gjithashtu, zbut disa dhimbje kronike dhe qetëson muskujt.

10 – Në fund të ditës – E mbani mend banjën para gjumit kur ishit të vegjël? Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat është një mënyrë e shkëlqyer për të rifreskuar veten dhe për t’u përgatitur për pushim. Duke shtuar në ujë sodë buke ose kripë kokërrmadhe, luftohen edhe mbajtja e ujit të hollë dhe ënjtja. Për të rritur më tej efektin e qetësimit, mund të shtoni disa pika vaj esencial.

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top