Një nga mrekullitë natyrore e sjellë në një burim të vetëm. Sant’Anna apo Shën Anna (nëna e Shën Marisë), është uji që zbret nga burimet pranë kishës katolike të Vinadios në Itali. Ujë me parametrat më të mirë të mineraleve, nitrateve dhe sodiumit. I zbuluar në shekullin XVI nga pelegrinët, ky ujë i shenjtërisë nga buronte, konsumohej sepse simbolizonte pastërtinë dhe lehtësinë nga ku vlerësohej maksimalisht si një ujë i lehtë dhe i pastër.
Uji oligomineral shumë pak i mineralizuar, Sant’Anna u themelua në vitin 1996 në Vinadio (Piemonte) të Italisë, në luginën e sipërme të Demontes, në një lartësi prej 1950m, ku nuk ka pranë saj zona industriale, kullota apo kultivime. Uji rrjedh nga shkëmbinjtë në mënyrën më natyrale të mundshme, duke bërë të mundur që pastërtia reale e tij të kalojë direkt në sistemin e mbushjes. Pra, nuk ka përpunime të tjera të ujit që të ndikojnë në humbjen e mineraleve natyrale të nevojshme për njeriun.
Përse ujë Sant’Anna oligomineral shumë pak i mineralizuar?
Sa më pak i mineralizuar është uji, aq më tepër është i lehtë edhe për konsum. Ujërat minerale natyrale vijnë duke u klasikuar në bazë të mbetjeve të tyre (mbetjet janë mineralet). Ato ndahen në shumë të mineralizuar, që kanë mbetjet (mineralet) 1500mg/ litër, mesatarisht të mineralizuar me mbetje 500-1500mg/litër dhe oligominerale 50-500mg/ litër. Ujërat të klasifikuar shumë pak të mineralizuara e kanë mbetjen deri në 50mg/litër.
Uji Sant’Anna është një ujë lehtësisht i konsumit të përditshëm, që stimulon diuretinën (humbjen natyrale të yndyrnave). Uji Sant’Anna oligomineral është i rëndësishëm për mirëfunksionimin e veshkave dhe më i rekomanduari për konsum nga foshnjet, sepse ka përmbajtjen më të ulët të fluorit, i cili ndikon negativisht në zhvillimin mendor dhe fizik të foshnjeve, nëse konsumohet me tepri. Kështu, sot çdo mama e re mund të përdorë këtë ujë për të përgatitur ushqimin e foshnjës së saj.
Ndërkohë, uji mineral i pasur me kripëra lehtëson tretjen, ndaj Sant’ Anna ofron përveç ujit natyral edhe ujin lehtësisht të gazuar për të gjithë ata që bëjnë një zgjedhje të tillë.
Sot SANT’ANNA njihet për raportin më të duhur të këtyre komponentëve:
1-Lartësia e Burimit 1950m – element tregues i pastërtisë, natyralitetit, lehtësisë së ujit (dhe një proces natyral i kalimit nga shkëmbinjtë tek makineritë).
2-Përmbajtje shumë e ulët e mineraleve, sepse është karakteristikë e burimeve të lartësive të mëdha, dhe e vlefshme për një dietë të ulët për konsum të përditshëm të 2L/ujë në ditë. Lehtëson tretjen.
3-Rekomandohet për konsumimin nga fëmijët: sepse ka përmbajtje shumë të ulët të flourit.
4-Nitratet në nivelin më të ulët: sepse janë substanca kimike helmuese dhe nëse janë në sasi të lartë, shkatërrojnë organizmin dhe rrezikojnë infektimin e ujit.
5-Sodiumi në nivel të ulët: Për të favorizuar një konsum lehtesisht të përditshëm (nuk ndjen rëndesë). Është ideale për ata që mbajnë dietë gjatë ditës dhe për ata që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut dhe funksion të mirë të veshkave. Favorizon gjithashtu djersitjen natyrale dhe mosmbajtjen e ujit në trup.
Sant’Anna, uji me një gamë të gjerë për të gjithë nevojat e konsumatorëve! Sant’Anna është Brandi Nr: 1 më i përzgjedhuri në Itali. Një ndër fabrikat më avangarde në të gjithë europën. Certifikim nga British Retail, një certifikim global, specifik për prodhimin e sigurtë të pijeve.
Karakteristikat kryesore të çajit:
Sant Anna – Sant the THE
Përmbajtja:
- Ka në përbërje të saj ujë Sant’Anna
- Përgatitur me çaj të zi
- Lëng i vërtetë pjeshke ose limoni (duke ruajtur formulën origjinale të përgatitjes së çajit në shtëpi)
- Pa gluten
- Pa konservues
- Pa ngjyrues
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 146
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.