Aktualitet

February 26, 2022 | 8:27

Ukrainë, të rinjtë martohen në ditën e parë të luftës: “Mund të vdisnim, donim të ishim bashkë”

Në foton e parë, një burrë dhe një grua marrin armët. “Shpresoj vetëm që gjithçka të shkojë mirë dhe që vendi ynë të jetë i sigurt dhe i lumtur pa rusët”, tha nusja e re.

0

Dy të rinj ukrainas të moshës 21 dhe 24 vjeç, Yaryna Arieva dhe i fejuari i saj Sviatoslav Fursin, do të martoheshin më 6 maj, por lufta u prishi planet. “Situata është e vështirë. Ne do të luftojmë për tokën tonë – shpjegoi vajza. – Mund të vdisnim, prandaj duam të jemi bashkë para gjithë kësaj”. Kështu, të enjten e 24 shkurtit, me tingujt e sirenave në sfond, dy të rinjtë përshpejtuan shkresat për bashkimin e tyre dhe më pas nxituan drejt manastirit të Shën Mikelit në Kiev, ku u martuan, siç raporton CNN.

“Ishte shumë e frikshme,” komentoi Arieva. Dy të rinjtë, të cilët u takuan në tetor të vitit 2019 gjatë një demonstrate në qendër të Kievit, vendosën të martohen sepse nuk janë të sigurt se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. “Ne duhet të mbrojmë vendin tonë, njerëzit që duam dhe tokën ku jetojmë”, shtoi 21-vjeçarja.

Menjëherë pas ceremonisë fetare, të rinjtë shkuan në Qendrën Lokale të Mbrojtjes së Territorit për t’u regjistruar. Të premten, më 25 shkurt, Arieva postoi një imazh në Facebook ku ajo dhe bashkëshorti i saj kapin armët, duke shkruar: “Fotografia e parë familjare pas dasmës. Në ditën e dytë të luftës. E vërteta do të mbizotërojë”.

01

Për CNN, e reja tha se shpreson që një ditë të jetë në gjendje të festojë ceremoninë e martesës. “Ndoshta ata do të dalin nga vendi ynë dhe ne do të kemi një shans për të festuar normalisht. Shpresoj vetëm që gjithçka të shkojë mirë dhe që vendi ynë të jetë i sigurt dhe i lumtur pa rusët.”

 

Burimi CNN

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top