Dëshmi

January 23, 2019 | 13:01

Uljanova Çali: Nova Extensions Center & Paruke, zgjidhja për flokët tuaj!

Konsiderohet si gjysma e bukurisë. Dhe në fakt është një dëshmues i qartë i asaj si çfarë ne shohim tek vetja para pasqyrës apo në prezantim me të tjerët. Floku është ajo pjesë e trupit për të cilin, sidomos femrat, tregojnë më shumë kujdes. Kjo sepse natyrshëm të jep vetëbesim dhe siguri në përditshmëri.

Por jo çdokush ka vetëbesimin maksimal kur ndeshet me problematika të tipit, rënie, flokë të hollë, e deri mungesë të konsiderueshme të flokut për shkak të sëmundjeve apo situatave të pazakonta. Uljanova dhe Gëzim Çali janë dyert ku duhet të trokisni për zgjidhjen e këtyre problemeve. Natyrisht që nuk janë magjistarë, por në gjininë e punës së tyre ata falin magjinë e zgjidhjes së shqetësimeve që vijnë pikërisht nga mungesa apo humbja e flokëve. Fati ka qenë bashkudhëtari i tyre besnik në drejtimin profesional, ndërsa ata i janë falur kësaj pune duke i ardhur në ndihmë shumë personazheve, publikë dhe jo vetëm, duke i bërë ata thjesht, të lumtur.

2

Nova Extensions Center & Paruke është qendra e prodhimit të parukeve më flokë natyralë 100%. Një investim që dy bashkëshortëve u është dashur shumë punë dhe mund për të arritur perfeksionin që gëzojnë sot. Siç shprehet Nova, sot ata janë të vetmit në Ballkan për mbulimin e nevojave me paruke. I gjen lehtësisht në sallonin e tyre. Ndodhen përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Aluiznit, rruga dytësore që të nxjerr tek Liqeni Artificial.

Gjithçka e organizuar për një punë artizanale perfekte, sepse është punë e bërë me dorë. Por si u bë realitet i gjithë ky investim, i cili duhet thënë, ka kosto në blerjen e materialeve, sidomos të flokut natyral, i cili vjen nga Brazili apo nga India e largët. Ishte Uljanova ajo që ra në kontakt për herë të parë me këtë ide, gjatë përvojës së saj në një qendër parukerie në Greqi. Njohja me një ruse bashkëpunëtore, i ofroi shansin e një trajnimi të specializuar enkas në bërjen e parukeve në Moskë të Rusisë. Gjashtë muaj i dhanë bazat, ndërsa vazhdimësia në këtë udhë ishte një sfidë më vete. Pas përpjekjeve për të realizuar paruken më uniforme e natyrale sipas kokës së saj, ajo tentoi dhe qethi flokët për të testuar e para garancinë e duarve të veta. Sigurisht që pas këtyre herëve erdhi dhe perfeksioni, e pas Greqisë ku e ushtroi si profesion, vendosi të hapë qendrën e saj në Tiranë, ku jo vetëm aty, por në tërë Ballkanin nuk kish mirëfilli një të tillë.

Në Nova Extensions Center&Paruke gjenden një sërë modelesh të përshtatshme për këdo ka nevojë për zgjedhjen që i vjen për shtat, ndërsa nuk mungojnë modelet reale që kanë krijuar duart e dy mjeshtrave të parukeve me flokë natyralë. Ato qëndrojnë në korniza mbi mur, duke i dhënë nur ambientit.

Nova thotë se paruket janë të lehta, të përshtatshme sipas kërkesave. Flokët e shëndetshëm e të përpunuar, marrë nga jashtë, montohen në struktura prej site, llastiku apo kapësesh, shmangin alergjitë dhe lejojnë ajrosjen e lëkurës. Ndërtimi dhe funksionimi i parukeve shkon sipas kërkesave të klientit. Ka që duan të ruajnë flokët e tyre nga dëmtimi i bojërave, ka që kanë humbje në pjesë të caktuara dhe nga ata që për shkak të kemioterapive janë të kushtëzuar të mbajnë një të tillë, për të shmangur gjykimet e shoqërisë për dallimin që kanë.

Një paruke mirëmbahet një herë në muaj, duke e larë me një shampo normale e duke e trajtuar me kremin zbutës, sepse është flok natyral. Për personat që vendosin proteza, paruket janë të palëvizshme. Këto janë rastet kur personi nuk ka flokë fare. Ndërsa tek ata që kanë flokë të rralla, vendoset një protezë e vogël me kapëse, që hiqet dhe vihet. Uljanova si një eksperte pa mëdyshje, në bazë të komunikimit me personin që zgjedh të vendosë paruke, ndërton idenë e qartë mbi natyrshmërinë që ka nevojë ai person të transmetojë pas bërjes së këtij ndryshimi, i cili në fakt është i padukshëm. Gjithaq ajo ofron mbështetje të vazhdueshme për pyetjet dhe nevojat që klienti ka.

Jetëgjatësia e një parukeje zgjat dy vjet, ndërsa mirëmbahet si proces më tej pa asnjë lloj shërbimi. Parukja nuk të lodh, edhe nëse nuk do ta krehësh, thotë Uljanova. Edhe pasi e lan, mjafton ta krehësh gjysmë të lagur e ta lësh të thahet. Shumë veta kanë merakun se mos u rrëshqet parukja. Në këto raste vendosen kapëse, ndërsa tek ata që kanë gjysmë flokë, vendoset silikon, i cili nuk e dëmton flokun, por e mban të qëndrueshëm. Një paruke mund ta lyesh, ta krehësh apo t’i japësh modele, ashtu si një funksion normal me flokun natyral.

Punët e tyre janë të panumërta, paruke të përmasave të ndryshme, ndërsa mes tyre ka histori prekëse, emocione që dëshmojnë jo thjesht një ngarkesë fizike, por shpëtimin në duart e dy njerëzve krijues. Ky investim-pasuri është një aset i çmuar që çifti Çali kanë vendosur t’ia trashëgojnë dhe djalit. Ndërkaq, dijet e tyre do të jenë të hapura për këdo preferon të mësojë shkollën e ndërtimit të një parukeje, nga dy mjeshtrat e talentuar.

Rr. “Dora D’Istria”, Nr. 2, përballë ALUIZNI-it, Tiranë

Cel: +355 69 520 16 16 | +355 68 579 66 40 | +355 69 32 271 35

Facebook: Nova Extensions Center & Paruke

Instagram: @paruku_extensions_nova.center | @nova._.center

Botuar në revistën “Psikologjia”, numri 139

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top