Në fokus

June 23, 2018 | 11:18

Unë nuk dua të jem dashnorja jote…

Psikologu Walter Riso thotë se të martohesh me të dashurin tënd është sikur t’i hedhësh kripë ëmbëlsirës. Stuhia e emocioneve të shkaktuara nga i dashuri përfshin kënaqësinë seksuale, butësinë, gëzimin, frikën, shpresën dhe zhgënjimin, dashurinë dhe mospëlqimin, qeshjen, lotët dhe ndjenjat e tjera. Dashnorët janë të zhytur plotësisht në një stuhi ndjenjash që i kapin dhe i tërheqin ato pa pasur mundësi të ikin.

Walter Riso argumenton se efekti “SPA” për të pasur një të dashur (marrëdhëniet, mesazhet, përkëdheljet, orgazmën, fjalët e ëmbla, zvogëlimi i stresit, mungesa e shqetësimeve etj.) krijon një varësi të thellë. Megjithatë, këto janë situata të idealizuara, mbi të cilat është e nevojshme të reflektohet në mënyrë që të kemi një pikëpamje objektive.

“Më mirë një vetmi dinjitoze dhe e paqartë, se sa një marrëdhënie e paplotë në të cilën komandojnë dështimet”. (Walter Riso)

Në marrëdhënien me të dashurin, zakonisht ka një kohë kur ne duam ta bëjmë dashurin tonë shoqëruesin tonë; megjithatë, duhet të parashtrohen disa pyetje: a jemi të gatshëm të përballemi me mendimin e të tjerëve? A besojmë se dashuria është e mjaftueshme për të mbajtur një çift të gjallë? A do të zgjasë pasioni?

Arsyet për të mos qenë dashnori i dikujt

Kur fillojmë një marrëdhënie me një person të martuar ose të angazhuar, qoftë një burrë apo një grua, gjithçka është e madhe dhe e pasionuar, por mos të harrojmë se askush nuk do të na vlerësojë dhe të na dojë, nëse ne vetë nuk e duam dhe vlerësojmë veten. Për këtë arsye, është thelbësore që të reflektojmë  thellë për të pasur një perspektivë të qartë. Unë jam i bindur se nuk dua të jem dashnor i askujt dhe këto janë arsyet e mia:

Sepse tregon se je një person i pabesë, “Partneri im nuk më bën të lumtur, por unë nuk mund ta lë atë për shkak të fëmijëve”; “Unë nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me partnerin tim për një kohë të gjatë, ndihem si një e burgosur e marrëdhënies, jam shumë më mirë me ty, më bën të ndihem mirë”. Këto janë argumentet e përdorura nga çdo person i pabesë për të justifikuar veten dhe vazhdojnë të tradhtojnë partnerët me dashnorët.

“Ndonjëherë, shpresa në dashuri është gjëja e parë që duhet humbur”. (Walter Riso)

Disa arsye të tjera për të mos qenë dashnori/ja juaj

Nuk është vetëm justifikimi juaj, unë nuk dua të jem dashnori/ja juaj për këto arsye:

Sepse nëse e bëni këtë me partnerin/en tuaj, do ta bëni edhe me mua gjithashtu. Të gjitha argumentet që përdorni për të më bindur që të jem dashnori/ja juaj ju mund t’i përdorni ato me njerëz të tjerë, kur unë do të jem partneri/ja juaj zyrtar, kështu që unë nuk ju besoj dhe nuk ka asgjë që të ma ndryshojë mendimin që ju mund të rikrijoni të njëjtën gjë me një person tjetër.

Sepse nuk dua të plotësoj boshllëqet. Nuk është detyra ime në këtë jetë për të mbushur boshllëqet; kjo nuk është as detyra jote as e askujt tjetër, sepse besoj se së pari duhet të kuptojmë se cili është shkaku i zbrazëtisë që të mos ndihemi dhe të mos kërkojmë arsyet jashtë vetes.

Sepse për mua sinqeriteti dhe ndershmëria janë të rëndësishme. Në marrëdhëniet e çdo lloji, ajo që unë vlerësoj mbi të gjitha, janë parimet themelore si sinqeriteti dhe ndershmëria. Bëhet fjalë për të treguar të vërtetën dhe jo për të gënjyer apo manipuluar për të marrë atë që ju dëshironi. Ne nuk duhet të ndihemi të pandershëm edhe me veten. Në jetën time nuk dua gënjeshtra apo premtime të rreme.

Dy arsyet më të rëndësishme

Sepse kam ndjenja. Unë mund të dashurohem me ju, sepse unë kam ndjenja dhe jam e ndjeshme ndaj jetës dhe njerëzve të tjerë, por unë mendoj se ju duhet të pyesni veten se çfarë do të bënit nëse keni qenë në situatën e kundërt, pra nëse dashnori ishit ju. Si do të ndiheshit? 

Përveç kësaj, unë nuk dua të lëndoj një person apo fëmijë, ashtu si unë nuk dua që ai të lëndohet. Por mbi të gjitha, unë nuk dua të jem dashnori/ja juaj, sepse e dua dhe vlerësoj veten; unë jam një person i/e çmuar dhe nuk do t’ju lejoj të më privoni nga vlerat, ta krahasoni veten me dikë tjetër ose ta largoni nga unë.

Unë nuk dua të jem dashnori/ja juaj, sepse nuk kam frikë të ndihem i vetmuar, më shumë kam frikë të ndihem i vetmuar kur jam me dikë. Unë nuk do të fsheh asgjë ose askënd, sepse e dua veten mjaftueshëm sa për të ditur se nuk e meritoj.

“Mos u shqetësoni për njerëzit në të kaluarën tuaj, ka një arsye pse ata nuk janë me ty në të ardhmen tuaj”. (Paulo Coelho)

 

Burimi / tuttorete.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top