Dështimet dhe humbjet paraqesin momentet më dekurajuese të jetës së dikujt. Sidoqoftë do të duhet të filloni pikërisht nga këto, duke u përballur me çdo sfidë, me kokën lart, dhe atëherë do të jeni gra të pamposhtura dhe të vlefshme.
Ka momente në jetë kur, për shkak të një sërë rrethanash të pafavorshme, përfshihemi nga dekurajimi, duke menduar se nuk ia vlen sa duhet. Midis dështimeve dhe zhgënjimeve të ndryshme, biem në një përzierje trishtimi dhe zemërimi, pa menduar për gjithçka që kemi arritur me forcën tonë. Kur mendoni se nuk ia vlen, ndaluni për një çast, sepse ka gjëra që vërtetojnë saktësisht të kundërtën.
Të pyesësh veten është shenjë pjekurie dhe e rritjes së brendshme. Ka njerëz që pretendojnë se gjithçka shkon gjithmonë mirë në atë që është një jetë imagjinare e mbuluar. Nëse jeni gati të vini në diskutim veten, do të thotë që jeni i hapur për rritje dhe duhet të ndjeheni krenar për veten tuaj.
Në momentet më shkurajuese të jetës, ndaluni për një çast dhe mendoni për gjithçka që keni ndërtuar. Puna për shembull, angazhimi i përditshëm që kryeni me përpjekje dhe sakrificë, por që ju lejon të jetoni, të ushqeheni dhe të blini atë që ju nevojitet. Koha është dhurata më e çmuar që kemi: është e drejta dhe detyra jonë ta shpenzojmë ashtu siç dëshirojmë.
Pavarësisht nëse kaloni një mbrëmje relaksuese duke parë Netflix ose duke i kushtuar një pasdite të tërë pasionit tuaj, mos harroni se jeni me fat që keni mundësinë të kaloni çaste të tilla, duke bërë atë që doni të bëni. Nëse shihni veten në pasqyrë dhe ndiheni ndryshe, dijeni që ndryshimi është vetëm një demonstrim i asaj se sa vlen. Keni vënë në lojë guximin dhe po evoluoni, jo nga të gjithë.
Fakti i të qenit në gjendje t’i dhuroni luksin vetes siç mund të jetë një mëngjes në bar apo një udhëtim me miqtë, konfirmon atë që keni bërë në jetën tuaj, në mënyrë që të mos jetë çështje mbijetese për ju: jini krenar për gjithçka keni ndërtuar.
Nëse keni miq, nga ata të vërtetët, me të cilët të mund të flisni për gjithçka e që nuk ju lënë vetëm, jeni me të vërtetë me fat. Merita është e juaja, sepse gjatë kohës keni arritur të krijoni marrëdhënie solide me persona që besojnë tek ju.
Pavarësisht nga natyra e tyre, fakti që keni interesa, tregon kuriozitetin për botën përreth jush. Kjo është diçka që nuk i përket të gjithëve, por që duhet t’ju bëjë krenarë për atë që jeni.
Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 149
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.