Aktualitet

April 10, 2023 | 9:09

UNICEF: Rreth 1 milion fëmijë janë në rrezik nga kequshqyerja në Nigeri, Mali dhe Sahel

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët ( UNICEF ) ka paralajmëruar se gati një milion fëmijë nën moshën pesë vjeç janë në rrezik nga kequshqyerja  këtë vit në Nigeri ,  Burkina Faso dhe Mali, vendet e Sahelit që përballen me sulme xhihadiste.

“970,000 fëmijë” janë në rrezik në tre vendet e varfra, fqinje, ku pasiguria është një plagë.

Ndërkohë më e goditura nga këto vende është Nigeria me rreth 430,000 fëmijë që pritet të vuajnë nga kequshqyerja akute këtë vit. Megjithatë, numri ka rënë me rreth “60,000” deri në vitin 2022, një zhvillim për shkak të “mobilizimit të qeverisë së Nigerit, UNICEF-it dhe partnerëve.

Ndërsa në Mali , numri i fëmijëve që do të vuajnë nga kequshqyerja parashikohet të rritet me 18,4%, në 367,000.

“Rritja e pasigurisë dhe konfliktit do të thotë se rajoni është gjithnjë e më i prekshëm, ndërkohë që po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të ofruar ndihmë në zonat e izoluara ku po ndodhin sulmet”, tha drejtoresha rajonale e UNICEF-it për Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, Marie-Pierre.

Përkeqësimi i pasigurisë ushqimore dhe rritja e kostove të ushqimeve bazë po ndikojnë gjithashtu në cilësinë e të ushqyerit të fëmijëve në Sahel: 82% e fëmijëve 6 deri në 23 muaj rriten në një gjendje të varfërisë ushqyese, që do të thotë se ata nuk marrin as vlerat minimale ushqyese.

Gjithashtu përfaqësuesit e UNICEF kanë bërë thirrje qeverisë që të kenë në fokus ushqimin e fëmijëve si një prioritet kryesor kombëtar dhe të rrisin investimet kombëtare në parandalimin e kequshqyerjes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top