Dëshmi

June 29, 2021 | 8:40

‘Uniformën e kam të shenjtë!’, ky është rrëfimi i gjenerales së parë shqiptare me dy yje, Manushaqe Shehu

Manushaqe Shehu, është gruaja e parë që bëhet Gjeneral Majore në historinë 109 vjeçare të Forcave të Armatosura, thotë se ia dedikon suksesin, mbështetjes së familjes por edhe vartësve dhe eprorëve të saj. Karriera e saj në Forcat e Armatosura ka nisur para tre dekadash.

Sot ka hapur një epokë, ka shkrirë kufijtë dhe ka bërë çdo vajzë dhe grua me uniformë të ëndërrojë majën e karrierës, thotë se gjithçka mund të arrihet me punë dhe pasion. Dëshira e saj është që katër gra me gradën kolonele të ndjekin rrugën e saj të mbushur me pasion dhe përkushtim.

Nënë e dy fëmijëve, Gjenerale Shehu thotë se mbështetja e familjes së saj ka qenë thelbësore për suksesin e deritanishëm në karrierë. Gjeneral Majore Shehu ka qene pjesëmarrëse në stërvitje të përbashkëta me vende anëtare të NATO-s dhe po ashtu aktiviste dhe drejtuese e nismave në ndihmë të grave ushtarake dhe civile të Forcave të Armatosura në Shqipëri dhe në rajon. Gjithë karriera e saj ushtarake karakterizohet nga disiplina, vullneti i hekurt dhe krenaria.

Në një rrëfim ekskluziv në ditën e saj të parë të punës si Gjeneral Majore për gazetaren e News 24 Aurora Golemi, Manushaqe Shehu citon se është frymëzuar nga Napoleon Bonoparti, i cili thoshte se ëndrra e çdo ushtaraku është që një ditë të jetë gjeneral.

Burimi / BW

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top